Albspirit

Media/News/Publishing

Rama, krimineli që do i japë Lulzim Bashës 13 milionë euro

Mira Kazhani
T’u japë shqiptarëve një qeveri që paratë të mos i çoje tek oligarkët por tek qytetarët e tij… Fraza shumë e bukur dhe romantike e qëndrimit të Lulzim Bashës, të sjell vërdallë në mendje të paktën këtë dorën e fundit të eurove që mori. 13 milionë euro të cilat Lulzim Basha, familja e tij dhe bashkëpunëtorët do t’i marrim nga qytetarët me gjakftohtësi.
Babëzia e këtij pallati që sot do paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, nga këta qytetarët që flet Basha. Kush janë oligarkët një herë? A mos ata direkt po ia çojnë lekët vetë Bashës. Po krimineli Rama që lekët e qytetarëve do ia japë një më një udhëheqësit të opozitës.
Dakord, ka një vendim gjykate të padiskutueshëm edhe me vulën që i vuri Strasburgu, por moralisht kreu demokrat nuk mund të flasë për interesin e qytetarëve. T’i lërë ata që të bëhen gati të paguajnë 13 milionë euro për një gabim infantil të Edi Ramës. I cili në vend të çonte në gjyq, e rrëzoi përdhe duke futur në gërmadhë edhe historinë financiare të atyre parave që ishin hedhur për atë pallat i cili kish marrë në pronësi edhe detin.
Lulzim Basha është një profesionist në shitjen e detit. Një pallat si qindra të tjerë në bregdet që nga Durrësi e deri në Sarandë, të ndërtuar si mos më keq jashtë çdo logjike urbane apo turistike. Babëzia e këtij pallati do paguhet nga taksapaguesit shqiptarë, nga këta qytetarët që flet Basha. Kush janë oligarkët një herë? A mos ata direkt po ia çojnë lekët vetë Bashës. Po krimineli Rama që lekët e qytetarëve do ia japë një më një udhëheqësit të opozitës.
Po sikur Basha të vendos t’ua falë qytetarëve? Kushedi, mbase këtë ka në mendje të bëjë kur qan hallin e qytetarëve nga mëngjesi deri në darkë dhe kur protestën e 27 janarit do e bëjë jo si multi milioner në euro, por me aktin e faljes së parave./360grade.al
Please follow and like us: