Albspirit

Media/News/Publishing

Rinia e përjetshme e Miss Universit të vitit 1965

Rinia e përjetshme duket se ekziston vërtet, të paktën për Apsara Hongsakula. Tajlandezja e cila ka fituar Miss Universin në vitin 1965 tashmë është 71 vjeç, por duket si të ishte 35. Pamja e saj e jashtme ka tërhequr vëmendjen pasi është e njëjtë me atë të 50 viteve më parë.

Fama e Apsarës zgjati vetëm një vit pasi u shpall femra më e bukur e botës dhe emri i saj u harrua, por bukuria e saj e përjetshme i riktheu interesin mediatik.

Ishte blogu ‘Oddity Center’, i specializuar në nxjerrjen në dritë të fakteve të pashpjegueshme, ai që publikoi foton duke shkaktuar një mori komentesh. Shumica mendojnë se pamja e saj është meritë e shumë operacioneve plastike dhe për të shpjeguar gjithçka ka menduar zëdhënësi i modeles pensioniste, i cili ka lëshuar këtë komunikatë.

“Apsara Hongsakula nuk i është nënshtruar asnjë ndërhyrjeje kirurgjikale të shtrenjtë dhe i vetmi ndryshim që ka bërë është modeli i flokëve. Ajo duket e re pasi ka bërë një jetë të shëndetshme, është ushqyer mirë, është stërvitur çdo ditë dhe është mbrojtur nga rrezet e diellit”, lexohet në komunikatë.

Please follow and like us: