Albspirit

Media/News/Publishing

The Times: Avokat Naim Hasani një histori suksesi në Britani

Avokati Naim Hasani, jo vetëm ishte i pari shqiptar që mbrojti një çështje në gjykatën e lartë të Britanisë, por arriti dhe të triumfonte. Në dhjetorin që kaloi, ai fitoi një çështje, ku dy bashkëqytetarë u njohën si shtetas britanik, edhe pse ishin regjistruar më parë si shtetas kosovarë, ndërkohë që ishin nga Shqipëria. Ky vendim hapi dritë jeshilë për mijëra raste të ngjashme, po ashtu dhe për fëmijët e tyre që kishin këtë problem, për shkak të regjistrimit fillestar të prindërve si shtetas kosovarë.

Gazeta prestigjioze, The Times, ka botuar para pak ditësh një shkrim lidhur me këtë histori suksesi për Naim Hasanin dhe kolegët e tij. Duhet theksuar se në këtë rubrikë të The Times, shkruhet vetëm për raste të rralla dhe avokatë të shquar. Naim Hasani është po ashtu, kreu i degës së Partisë Demokratike në Londër.

Please follow and like us: