Xhuxhi kërkon të martohet me të dashurën e tij rreth 2 metra të gjatë
Një burrë 1.3 metra i gjatë, i cili thotë se është “më i forti në botë”, ka për qëllim të martohet me të dashurën e tij transeksuale, e cila është 1.9 metra e gjatë. Anton Kraft ka thyer rekord në peshëngritje duke ngritur një peshë 4 herë më të madhe se pesha e tij trupore dhe tani 52-vjeçari kërkon të shkëmbejë unazat me dashurinë e jetës së tij. Danezi me banim në SHBA nuk e ka aspak problem që partnerja e tij, China Bell, ka qenë mashkull më parë: “Ajo kujdeset shumë për pamjen e saj dhe unë kam vënë re që shumica e femrave që kanë lindur femra, nuk kujdesen kaq shumë”. Ndërkohë, China Bell, shprehet: “Unë jam ndryshe dhe ai është ndryshe. Kemi një të përbashkët të madhe.”
Please follow and like us: