Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet fshati që ndalon seksin në lëndina

 

Banorët e një fshati të vogël pranë qytetit të Bristolit prej vitesh kanë një problem; seksin në natyrë. Cotswald Way është shndërruar në një hapësirë ku, sipas dëshmive të banorëve lokalë, çdo ditë dhjetra çifte ndalojnë dhe kryejnë marrëdhënie seksuale në fushë të hapur. Banorët angleze ankohen se ky fenomen ndodh prej vitesh, por sidomos këto vitet e fundit rastet janë shpeshtuar, aq sa në një rast njëri telefonoi policinë për të ‘denoncuar një akt seksual në kopshtin e banesës së tij’. Aq alarmant është shndërruar problemi sa këshilli vendor qeverisës mori vendimin për të instaluar në rrugë dhe hapësira publike si ‘vrasëse të libidos’ një sinjalistikë të rënduar që i kujton çdo kalimtari që ndalohet seksi. Këshilltarët lokalë thanë për BBC se çdo banor i fshatit është udhëzuar që në rastin e parë që has një shkelje të sinjalistikës të njoftojë menjëherë policinë.

Please follow and like us: