Albspirit

Media/News/Publishing

Atentati në Tiranë, Emiljano Boçi u ekzekutua nga vrasës me pagesë

Vrasja e Emiljano Boçit pranë ish-parkut të autobusëve në Tiranës, dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë. 32-vjeçari u qëllua me 5 plumb, 3 prej të cilëve e kapën në shpatull dhe pranë zemrës. Emiljano Boçi ishte duke konsumuar një darkë bashkë me shokun e tij Melvi Dishën dhe të dashurën e tij. Sapo kanë hipur në makinën Rangë Rover një person u afrua nga pas dhe e qëlloi me vdekje Boçin, por duke plagosur edhe shokun e tij.  Mënyra se si ka vepruar vrasësi sipas Policisë ngre dyshimet e një personi të mirë-trajnuar për të kryer vrasje të tilla. Autori përveçse e ka kryer krimin në një zonë ku ka kamera sigurie, gjatë gjithë rrugës kur është larguar, nuk është filmuar në asnjë moment.

Policia ka vetëm pamjen e dy personave që futen në dy makina të ndryshme, shumë larg nga vendi i ngjarjes, por ende nuk e ka zbuluar identitetin e tyre. Autori qëlloi me silenciator në drejtim të Emiljano Boçit dhe në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja.

Dëshmia e shokut të viktimës, Melvin Disha pritet që të jetë kyçe në zbardhjen e ngjarjes nëse ka arritur që të identifikojë personin që e qëlloi me armë. Deri më tani Melvi Disha ka thënë se nuk e njef personin që i ka qëlluar nga pas, duke u bërë pritë. Edhe vajza që ishte në makinë ka thënë se nuk e ka parë autorin që i ka qëlluar, duke lënë të vdekur Emiljano Boçin mbrëmjen se dielës. Policia ka nisur hetimet në konfliktet e vjetra të Boçit për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Please follow and like us: