Albspirit

Media/News/Publishing

Manjani: Edvini i rilindur njihet si Haxhi; s’ka tavolinë, por tepsi me drogë

Pas denoncimit me fakte nga LSI-ja, për vendimet e Strasbourgut që kreu i qeverisë Rama i ka në tavolinën e zyrës, për faturën 2 miliardë dollarëshe, ka reaguar edhe Ylli Manjani.

Ish-ministri i Drejtësisë, në një postim në Twitter, shkruan për dokumentet që LSI-ja i quan skandalin e 2 miliard eurove, që rrezikon të paguajë Shqiperia si pasojë e humbjës së gjyqeve për kontratat e prishura në mënyrë arbitrare nga qeveria.

Manjani me ironi shkruan se Rama nuk ka tavolinë, por tepsi me drogë. ”Çështja është se ai nuk ka tavolinë. Ka vetëm tepsi me drogë, kusi me tendera e govata me koncensione! Sa ti ketë këto nuk pyt për asnjë nemce ai! Edvini i rilindur njihet si Haxhi”,-shkruan Manjani.

Statusi i Manjanit

Miku im Petrit Vasili thotë se: ”Rama e ka në tavolinë infon për vendimet e Strasbourg”.

Çështja është se ai nuk ka tavolinë. Ka vetëm tepsi me drogë, kusi me tendera e govata me koncensione! Sa ti ketë këto nuk pyt për asnjë nemce ai! Edvini i rilindur njihet si Haxhi!

Please follow and like us: