Albspirit

Media/News/Publishing

Adoleshentët ndajnë seksin në Facebook Messenger

Mbi 1000 të rinj u akuzuan nga policia daneze për trafikimin e materialeve të paligjshme të përmbajtjes seksuale. Siç raportohet nga BBC, ata akuzohen se kanë përdorur Messenger-in e Facebook për të arkulluar video që tregon sesi dy 15-vjeçarë kryejnë marrëdhënie seksuale. Sipas policisë, kjo vepër mund të përfshihet në kategorinë e pornografisë së fëmijëve, pasi njerëzit e përshkruar janë nën moshën 18 vjeçare.

Facebook informoi autoritetet amerikane, të cilat nga ana e tyre  njoftuan policinë daneze. Rezultati ishte se 1004 të rinj në të gjithë vendin u akuzuan për qarkullimin e materialit përmes këtij aplikacioni që prej  vjeshtës së vitit të kaluar.

Disa prej të dyshuarve janë mbi 18 vjeç dhe u thirrën në stacionet e policisë për t’u marrë në pyetje. Përaata nën moshën 18 vjeç u njoftuan prindërit e tyre. Një zyrtar i policisë së vendit tha se këto akuza janë një paralajmërim për të rinjtë që kurrë të mos ndajnë video seksi. Lidhur me dënimet të cilat ata rrezikojnë janë nga 20 ditë deri në 10 vjet burg.

http://www.bbc.com/news/world-europe-42694218

Please follow and like us: