Asteroidi gjigant rrezikon Tokën, po afrohet me 107 mijë km/h; rrezikohet reforma në drejtësi
Një asteroid gjigant, që është më i madh se ndërtesa më e lartë në botë, “Burj Khalifa”, pritet të kalojë pranë Tokës brenda dy javësh.
Asteroidi AJ129 është klasifikuar si potencialisht i rrezikshëm nga NASA dhe do të fluturojë me shpejtësi 107 mijë km/h, shkruan “Daily Mail”.
Kjo e bën atë gati 15 herë më të shpejtë se avioni më i shpejtë në botë hipersonik i Amerikës së Veriut X-15, i cili udhëton me 7.300 km/h.
Asteroidi është rreth 1.1 km i gjerë, duke e bërë me sipërfaqe më të madhe se “Burj Khalifa” në Dubai.
Ai pritet të kalojë nga planeti ynë më 4 shkurt, në një distancë prej rreth 4 milionë km, e cila është relativisht e afërt në aspektin hapësinor.
Please follow and like us: