Atalanta Pasko: Një tufë lule te Skënderbeu dhe kënga arbëreshe
Diku rivendoset një bust, në Kukës ( me këngë e valle!), diku një takim, diku një ekspozitë. Jemi në vitin e shpallur zyrtarisht si Viti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, dhe sot u mbushën 550 vjet nga dita kur zemra e tij pushoi për ngaherë.
Edhe sot ditë me shi, si 550 vite më parë, siç thotë kënga arbëreshe. Mbase prandaj, deri në mesditë e më tej, s’kishte lule në monumentin e tij në qendër të Tiranës. Nuk kishin ardhur as nxënës shkollash, as përfaqësues institucionesh. Më vjen keq, por ishte vetëm tufëza ime… s’rrija dot pa vënë nja-dy lule, sepse që në mëngjes më buçet në kokë ajo kënga e hidhur arbëreshe…Shkoi një ditë mjegullore
Mjegullore e helmore
Thua qielli do t’vajtojë
Duke gdhirë dit’ me shi
Nga tregu plasi një britmë
Që hyri dhe shtiu zinë
Në zemra dhe në pallate.
Ishte Lek Dukagjini
Ballin rrihte me një dorë
Dhe me tjetrën shkulte flokët:
“Tundu, shkulu Arbëri,
Eni, zonja dhe bujarë,
Eni të varfëra dhe ushtarë,
Eni, qani me hidhni
Se sot ju mbetët jetimë,
Pa prindin q’u këshillonte,
Ju këshillonte, ju ndihte!
Dhe hijeshin’ e vashave,
Më s’ka se kush jau ruan:
As haren’ e gjitonjve,
Prindi e zoti i Arbërit,
Na vdiq sot që menatë;
Skënderbeu s’është më!”
Dëgjuan shtëpit’ e u lëkundën,
Dëgjuan malet e u ndanë;
Këmbanat e kishave
Zunë të binin vetë;
Ndërsa në qiejt e hapur ngjitej
Skënderbeu i pafat.

Please follow and like us: