Albspirit

Media/News/Publishing

Citate romantike për Ditën e Shën Valentinit 

 

  • Ti ke nevojë vetëm për dashuri. Por ndonjë çokollatë herë pas here nuk bën dëm.
  • Që ta dish, të dua çdo ditë e më shumë, sot më shumë se dje dhe më pak se nesër.
  • Nëse do të mund të zgjidhja ç’të isha në jetë, do të bëhesha një pikë loti, sepse do të lindja në sytë e tu, do të jetoja në faqet e tua dhe do të vdisja në buzët e tua.
  • Njëqind zemra nuk janë të mjaftueshme për ta mbajtur dashurinë time për ty.
  • Duhen dy njerëz të veçantë për të krijuar një çift të dashuruar. Është kënaqësi të jesh çdo ditë rreth teje, një ndjenjë që dua ta ndaj.
  • Dashuria nuk e sjell botën rrotull. Por është dashuria që e bën të vlefshëm udhëtimin rreth saj.
  • Kam rënë shpesh në dashuri… Dhe gjithnjë me ty.
  • Ora ecën shumë ngadalë për ata që presin, shumë shpejt për ata që druhen, është shumë e gjatë për ata pikëllohen dhe shumë e shkurtër për ata që gëzohen. Por për ata që dashurojnë, koha është përjetësi.
  • Duhet të ecësh me kujdes në fillimet e dashurisë: vrapimi në fusha drejt krahëve të të dashurit mund të vijë vetëm më vonë, kur të jenë të sigurtë se ai s’do të qeshë nëse ju rrëzoheni.
  • Jemi të gjithë pak të çuditshëm dhe jeta është pak e çuditshme, por kur gjejmë dikë të ngjashëm me veten, bashkohemi me ta dhe bëjmë gjëra të çuditshme që e quajmë dashuri.
  • Dashuria është të të marrë malli për dikë kur e ke larg, por të ndjesh një ngrohtësi të brendshme për shkak se e ke në zemër.
Please follow and like us: