Albspirit

Media/News/Publishing

Rrihet shefi i regjimit të burgut 313, u godit me shkop bejsbolli

Shefi i regjimit të burgut 313 në kryeqytet është dhunuar barbarisht nga persona ende të paidentifikuar. Bëhet fjalë për Bledar Purën, i cili është goditur me sende të forta, përfshi edhe shkop bejsbolli, në zonën e “Freskut”, një ditë më parë. Ai ka marrë plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe ndodhet për mjekim në spitalin e Traumës, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen shkaqet që kanë çuar agresorin/et që çuan në dhunimin e shefit të regjimit të burgut, ngjarje për të cilën ka nisur një hetim. Ende nuk ka të dhëna mbi autorët e ngjarjes së rëndë.

Please follow and like us: