Spartak Ngjela: Si sot 550 vjet më parë ka vdekur Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu
Gjergj Kastrioti ishte i pari shqiptar që duke sakrifikuar gjithçka të vetën: familjen, karrierën në një perandori dhe vetveten gjithashtu, me sakrificën e tij sublime dhe me heroizmin e tij të jashtëzakonshëm, iu blatoi shqiptarve si dhuratë historike të përjetshme sensin e lavdisë dhe heroikën;
Iu dha shqiptarëve mësimin e historisë së çfarë është atdheu;
U vetëshpall mbret i Epirit, për t’iu kujtuar shqiptarëve dhe dinastive shqiptare që do të vinin, të shndritshmit e mëdhenj të rracës së tyre: Aleksandrin e Madh dhe Piron e Epirit;
Formoi në shoqërinë arbërore identitetin e etnisë së saj;
Duke iu kallur frikën turqve mizorë dhe të gjithë perandorisë osmane, përsëriti në histori tmerrin që iu shkaktoi romakëve Piroja i Epirit, dhe;
Me figurën e tij ai:
Iu dha mundësi shqiptarëve të mëdhenj që të krijonin më bazament solid Rilindjen tonë Kombëtare;
Iu dha shqiptarëve simbolin e Madh të Qytetërimit Perëndimor dhe të Europës Moderne e cila ende nuk ia ka kthyer si mirënjohje borxhin historik shqiptarëve, të cilët vuajtën plot 500 vjet pikërisht për këtë.
Dhe më në fund:
Gjergj Kastriot Skënderbeu është figura madhore që sot përbën qëndrën e gravitetit me anë të së cilës arrihet uniteti shoqëror shqiptar dhe do të sigurohet bashkimi kombëtar i të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.