Albspirit

Media/News/Publishing

Stoltenberg në Shkup

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shkon të mërkuren në mbrëmje në Shkup ku do të pritet nga drejtuesit më të lartë shtetërorë dhe me drejtuesit partive kryesore politike. Ai do t’u drejtohet deputetëvë në parlamentin e Maqedonisë, të enjten. Vizita e tij në Shkup shihet si mesazh për Maqedoninë se është në interesin strategjik të aleancës veriatlantike, dhe se dyert e saj vazhdojnë të mbeten të hapura për Maqedoninë.
Shkupi po ashtu pret mbështetjen e Natos në zgjidhjen e shpejtë të problemit të emrit të Maqedonisë, që paraqet dhe kushtin kryesor për pranimin e këtij vendi në aleancë dhe për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian për anëtarësim në këtë organizatë.
Autoritetet maqedonase janë të bindura se me zgjidhjen e çështjes së emrit vendi menjëherë do të pranohet në NATO pa patur nevojë të pritet një samit i radhës, me që kështu ishte vendosur qysh në takimin e nivelit të lartë në Bukuresht më 2008.
Ndërkaq, në Nju Jork po sot vazhduan bisedimet midis palës greke dhe asaj maqedonase me ndërmjetësimin e ambasadorit Mathju Nimitz i dërguar i Kombeve të Bashkuara. Ndërmjetësi Nimetz ka thënë të mërkuren pas bisedimeve se të dy palëve ua ka paraqitur një propozim të ri për emrin që paraqet një kombinim të ri të ideve të tij të vjetra dhe se pret që ato ta shqyrtojnë propozimin me qeveritë e tyre. “Kam shpresa se procesi po shkon në një kahe pozitive”, është shprehur Nimetz. Ai do t’i vizitojë Shkupin dhe Athinën brenda pak javësh, ndërsa pret që opozita si në Shkup edhe në Athinë të jenë konsrtuktive, sepse ato janë pjesëmarrëse shumë të rëndësishëm në jetën politike të dy shteteve, është shprehur ndërmjetësi i OKB-së.
Ministri i jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov i ka thënë shtypit se “është optimist I matur dhe se drejtuesit e shtetit dhe ata politik kanë përgjegjësi të mos e lëshojnë këtë shans për zgjidhjen e problemit shumë-vjeçar”.
Referencat që kohët e fundit janë dëgjuar në oinionin publik për emërtimin e ri të Maqedonisë si: “Maqedonia Veriore”, “Maqedonia e Epërme” ose “Maqedonia e Re”, në gjuhën maqedone pa përkthim; pra në përdorim ndërkombëtar, ndërsa grekët të përdornin trajtën ‘Sllavomaqedonas’ për popullin fqinj, janë quajtur spekulime nga autoriitetet e të dy vendeve, Greqisë dhe Maqedonisë.
Maqedonia është bllokuar nga Greqia dhe nuk mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian as e NATO-s pa ndryshuar emrin.
Please follow and like us: