2016/Kur presidenti amerikan nderonte biznesmenin Muhamet Malo
Të nderuarit Muhamet Malo, me vlerësimin e mirënjohës për Korporatën për Shërbimin Kombëtar dhe Komunitar, si dhe nderimin nga zyra e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, me Çmimin e Presidentit për arritjet gjatë jetës në angazhimin e tyre gjatë gjithë jetës për të ndërtuar një vend më të fuqishëm me anë të shërbimit komunitar”.
Presidenti Obama vlerëson një shqiptar
Shtëpia e Bardhë nderon sipërmarrësin nga Shqipëria
Nga Përparim Kabo
Që një president i SHBA-ve të ketë vëmendjen e duhur dhe të gjej kohën për të respektuar e vlerësuar marërdhëniet e Amerikës me një vend tjetër, një sjellje e tillë është krejt normale. Por që Presidenti Barack Obama të ketë në vëmendje dhe të vlerësojë arrijtjet në jetë të një qytetari shqiptar, si contribute të tij ndaj interesit kombëtar dhe si shërbime vullnetare në komunitet, kjo qasje shpreh shumë, lë të kuptosh e nënkuptosh se gjithçka nuk është thjeshtë protokoll shtetëror, apo raporte ndërshtetrore. Para pak kohe Presidenti Barack Obama vlerësoi me “Lifetime Achievement Award”, një qytetar shqiptar. Ky vlerësim jepet nga Shtëpia e Bardhë, për ata qytetarë të cilët me biznesin dhe kontributin e tyre vullnetar i shërbejnë kombit dhe komunitetit. Vëzhgim i tyre është i gjatë, i vëmendshëm dhe tejet skrupuloz. Zyra e Presidentit të SHBA-ve ia akordoi këtë vlerësim zotit MuhametMalo, një shqiptari të sipërmarrjes, i cili që në hyrje të viteve 90-të, guxoi, provoi, rezikoi dhe ia doli në krye. Në Shqipëri e njohin kudo, në Tiranë dhe në Shkodër, në Ersekë dhe në Durrës, në Sarandë dhe kudo që ai ka qenë. Modestisht ai bisedon më këdo që kërkon ta takojë. Parimi i zoti Malon në komunikim është se, askush nuk duhet paragjykuar, pasi gjithkush e ka një hall apo një dëshirë që të bisedojë me ty, ndaj ai duhet respektuar duke e dëgjuar. Kështu që Muhamet Malon e sheh të kuvendojë me biznesmenë dhe politikanë, me gazetarë dhe me artistë, me akademikë dhe sportistë, me klerikë dhe me bankierë, me historian dhe me mësues, me pleq dhe me të rinj, me miq të vjetër, por edhe me njerëz që kurrë nuk i ka takuar më pare në jetë. Në qendër të raporteve që ai krijon është sa i shërbejmë atdheut. Si mund të bëhet Shqipëria me e mirë, më e zhvilluar. Si mund të bëhet jeta e njeriut më e prospertë.
Muhamet Malo, njeriu i suksesit dhe biznesmen me potenciale
Muhamet Malo është njeriu i suksesit dhe biznesmen me potenciale në të gjitha kompanitë që ai zotron. Filozofia e tij e jetës dhe e punës ka si parim themelor amanetin e prindërve të tij të thjeshtë dhe puntorë, të cilët a kanë mëkuar me mësimin e jetës që ai shpesh e përmend: ”Është rojtja, por nuk ka si vojtja”. Ndryshe kjo përkthehet në atë që duhet të mbahet në vemendje se dinjiteti i njeriut duket kur ai përballon vuajtjet në jetë, nuk jepet, punon dhe ecën përpara, por edhe nuk e harron të shkuarën, nuk e përbuz njeriun që nuk është i kamur, punon me të gjitha mundësi të që të ndihmojë kudo, në radhë të pare njerëzit në nevojë. Ata që ia rekomanduan zyrës së Presidentit Obama emrin e zotit Muhamet Malo, sigurisht që janë emisarë të terrenit që dine të vëzhgojnë, të mbajnë shënime dhe të vlerësojnë me “peshore farmacie” gjithçka, punën, qëndrimin, sjelljen, respektimin e ligjit, korrektesën dhe devotshmërinë e tij. Të marrësh një vlerësim të tillë nuk është e lehtë. Nuk ndodh me këdo. Nuk është kaq e shpeshtë. Aq më tepër që në rastin e zoti Malo ky vlerëim i jepet një qytetar jo amerikan. Konkretisht një shqiptari. Një qytetari nga një vend i vogël në këtë botë të madhe e të zhurmshme, të mbushur me problem dhe me ngjarje. Me këtë gjest Shtëpia e Bardhë ka treguar se Shqipëria është në fokusin e saj. Se këtu tek ne, gjithçka vëzhgohet dhe vlerësohet, se në qendër është populli shqiptar dhe njeriu i përkushtuar jashtë politikës, por në zemrën e ndryshimit dhe zhvillimit. Çmime të tilla u jepen njerëzve me vlera. Nderi nuk mund të blihet. Për të ndërtuar një figure të nderuar duhet të japësh nga vetja pa interesa, me dashuri dhe me qëllime fisnike që, atdheu yt të eci e të përparojë dhe ky shërbim human të bëhet gjatë gjithë jetës.
Motivacioni i dekorimit dhe vlerësimit
Ja si është formuluar motivacioni i dekorimit: “Zyra e Presidentit të SHBA-ve nderon Muhamet Malon…me “Çmimin e Presidentit për Arritjet e Jetës”, me motivacionin: “Për angazhimin e tij gjatë gjithë jetës në ndërtimin e një kombi më të forte nëpërmjet shërbimit vullnetar”. Në këtë formulim shquhen tri vlera të qënësishme. Angazhimi jetësor. Forcimi i kombit dhe shërbimi vullnetar. I tillë është MuhametMalo, në ndihmë të pleqëve dhe të sëmurëve, besimtarëve që kanë një festë fetare, artsitëve që zhvillojnënjë festival apo duan të vënë një dramë në skenë, botuesve që botojnë një revistë, apo në vlerësimin e sportistëve që kanë kontribuar ndër vite, etj. Artsitët e rinj që dolën nga spektakli “Ethet e së Premtes mbrëma” e takuan ëndrrën fale sponsorizimit të tij.Sportistët e shekullit u vlerësuan në Tiranë e në Shkodër me “Medaljen e Meritës” fal iniciativës së kompanisë së tij “TeleSport”.“Festival i filmit për të drejtat e njeriut” gjen mbështjetje financiare nga “Dajti Expres”, një tjetër kompani e zotit Malo. Libra që botohen apo shfaqje teatrore kanë gjetur mbështetjen e tij financiare. Njerëz në nevojë apo aktivitete të tjera trokasin te zemra e tij. Duhet kurajo që e reja të futet, ndryshe vendi nuk zhvillohet, mëton zoti Malo. “Kur unë vendosa 11 vite më pare të ndërtoja teleferikun e Dajtit, pakush besonte, madje kishte nga ata që e shikonin si një dështim i mundshëm”,- thotë Zoti Malo. Sot pas më shumë se një dekade e pothuaj 1 milion e gjysmë vizitorë nga Shqipëria dhe Kosova, nga SHBA dhe Europa kanë udhëtuar drejt Malit të Dajtit me teleferikun që, si edhe janë shprehur shumë specialistë ndërkombëtarë të fushës, është një nga investimet më të mëdha e më serioze në rajonin e Ballkanit.
Ceremonia portokollare
Në protokollin e dorëzimit të këtij vlerësimi, dokumenti me firmën e Presidentit Obama iu dha zotit Malo (në një ceremony të organizuar) nga një i dërguar special nga SHBA. Çmimi bashkë shoqërohet edhe me një letër standarte e “Shtëpisë së Bardhë”që edhe ajo firmoset nga Presidenti i SHBA-ve. Në këtë letër nënvizohet…”Përgëzime për marrjen e Çmimit të Presidentit për shërbime vullnetare. Gjithashtu ju falenderojmë për ndihmesën e dhënë në adresë të komunitetit tuaj për nevojat më të ngutshme… Në adresën time përuruese, deklaroj se ne kemi nevojë për një periudhë të re të përgjegjësisë,… se ne kemi detyrën për veten tonë, kombin tonë dhe për botën. Ka detyra të cilat ne nuk i pranojmë nga qejfi… ka firma që njihen se ato nuk kanë asgjë më shpirtërore se sa dhënien gjithçka të tyren për detyrat më të vështira”. Është me të vërtetë kuptimplote gjithçka përmblidhet në këtë paragraf. Presidenti i SHBA-ve i thotë zotit Muhamet Malo, “ne kemi nevojë për një periudhë të re të përgjegjësisë”. Në këtë formulim duhet që secili nga ne në Shqipëri, që nga qytetari i parë i vendit deri tek qytetari më i thjeshtë, t’a kuptojnë këtë mesash. Vendi zhvillohet duke marë përgjegjësi. Shëmbulli ështëmes nesh. Është shëmbulli i zotit Muhamet Malo. Presidenti i SHBA-ve zoti Barack Obama, i shkruan një shqiptari, një qytetari patriot, vizionar dhe kurajoz, një njeriu që di ta dojë atdheun, që e respekton njeriun, që drejtohet nga humanizmin dhe di të ndërtojë vlera komunitare. Presidenti na thotë me këtë gjest dhe me ato që shkruan, se Shqipëria zhvillohet nga shqiptarët e përkushtuar, nga ata që pasuri kanë atdheun dhe dashuri kanë vlerat.”Individë, sektoriprivat, dhe qeveria duhet të kombinojnë përpjekjet që të bëjnë ndryshime reale dhe të qëndrueshme të tilla që çdo person të ketë mundësinë të përmbushi potencialin e tij apo të saj. Ndërkohë që qeveria mund të hapi më shumë mundësi për t’u shërbyer komuniteteve.., kjo varet nga secili për t’i kapur ato mundësi. Faleminderit për devocionin tuaj për të shërbyer dhe për të bërë gjithçka ju mundeni për të krijuar një të nesërme më të mirë”. Me këto fjalë mbyllet letra e Presidentit Barack Obama drejtuar zoti tMuhamet Malo. Mirënjohje për Presidentin Barack Obama! Faleminderit zoti Muhamet Malo! Fal këtij vlerësimi Ju jeni shqiptari që na bëni krenar.