Albspirit

Media/News/Publishing

7 prill 1939/ Mehdi Frashëri: Pranojeni pavarësinë e Shqipërisë z. Mussolini! Ndryshe, do kaloni mbi kufomat e burrave e grave të këtij vendi

Telegrami i ish-kryeministrit të Shqipërisë, drejtuar Benito Musolinit: Nga hiri i shpirtit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, ne bëjmë thirrje për një sakrificë supreme. Ne do të preferonim më mirë vdekjen se sa çnderimin

Nga Armand Plaka

Sot ëshët 7 prilli, dita kur 78 vjet më parë, Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Është një ndër ngjarjet që e ka shënjuar historinë e vendit tonë. Ishte ditë e premte kur trupat fashiste hynë në teritorin shqiptare ndaj dhe quhet e “premtja e zezë”. Megjithë përpjekjet e shqiptarëve, fashistët pushtuan Shqipërinë e asaj kohe ndërsa Mbreti Zog u arratis nga Shqipëria. Për të përkujtuar këtë ditë, sjellim për ribotim, telegramën që kryeministri i kohës, në Shqipërinë e pushtuar, Mehdi Frashëri, ia dërgoi liderit fashist , Benito Musolini. Frashëri përbetohet se trupat fashiste do të kalonin mbi kufomat e grave dhe burrave shqiptarë duke i kërkuar që Italia Fashiste të njihte pavarësinë e Shqipërisë.

Telegrama

botuar në gazetën franceze, “Le Temps”, fq. 1, 9 prill 1939

Dërguar nga Tirana, më 7 prill 1939- Z. Mehdi Frashëri, ish-President i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë i ka drejtuar një telegram direkt Benito Musolinit.

“Nga hiri i shpirtit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, ne bëjmë thirrje për një sakrificë supreme. Ne do të preferonim më mirë vdekjen se sa çnderimin. Ne e dimë se ju posedoni një artileri të fuqishme; keni mitroloza, gaz asfikues, aeroplanë dhe gjithçka tjetër shkatërruese që sjell me vete një luftë.

Ne kemi vetëm shpirtin e kurajës dhe të sakrificës për të rënë si martirë. Kanë kaluar pesë shekuj të mbushur me lumenj gjaku, duke ia nisur me barbarët aziatikë. E tashmë, në shekullin e njëzetë, ju në emër të popullit italian merrni përsipër të kryeni barbarizma nën etiketën e oksidentit? Unë do të dëshiroja t´ju kujtoja se kjo do të sjellë dëme të pariparueshme.

Pranojeni pavarësinë e Shqipërisë ashtu siç është z. Mussolini, pasi ky paralajmërim është dëshira intime e popullit shqiptar. Përndryshe, armata fashiste do të kalojë jo vetëm mbi kufomat e burrave të këtij vendi, por edhe te grave të tij”.

 

Materiali është shkëputur nga një dossier i botuar “Shqiptarja.com” me 8 prill 2012

Please follow and like us: