Albspirit

Media/News/Publishing

 Dr. Islam Lauka: Kufiri me Malin e Zi, atribut i Kosovës

Tashmё, ёshtё bёrё plotёsisht e qartё qё marrёveshja e nёnshkruar, me 26 gusht 2015, nё Vjenё, midis Kosovёs dhe Malit tё Zi, “Mbi kufirin shtetёror”, ka tё bёjё, jo me shёnjim, por me pёrcaktim tё kufirit midis dy vendeve. Ashtu siç ёshtё plotёsisht e qartё qё ka njё zhvendosje tё dukshme nga vija historike e kufirit Çakorr-Kullё, nё brendёsi tё territorit tё Kosovёs, pa dyshim, nё dёm tё saj. Megjithatё, nuk janё tё paktё ata qё kёrkojnё ratifikimin e Marrёveshjes sё Demarkacionit, nё mbledhjen e parё tё kёtij viti tё Kuvendit tё Kosovёs. Midis tyre, ka edhe nga ata, pёrfshirё zyrtarё tё lartё shtetёrorё, deputetё, etj. qё e pranojnё hapur se marrёveshja ёshtё e gabuar dhe nё dёm tё interesave themelore tё Kosovёs, por pёrsёri kёmbёngulin nё ratifikimin e saj, pёr shkak, siç pohojnё ata, tё pasojave negative pёr tё sotmen dhe tё ardhmen e vendit.  Nё formё tё pёrmbledhur, “argumentet” e ithtarёve tё kёsaj teze, janё kёto:

  1. Ratifikimi i Demarkacionit dhe lufta kundёr korrupsionit pёrbёjnё dy kriteret e fundit, tё vendosura nga Bashkimi Europian pёr liberalizimin e vizave. Ratifikimi hap dyert e Europёs pёr shqiptarёt e Kosovёs, mosratifikimi i izolon ata, pёrfundimisht.
  2. Marrёveshja “Mbi kufirin shtetёror” me Malin e Zi ёshtё nёnshkruar nga autoritete tё larta zyrtare dhe ratifikimi i saj do tё dёrgonte sinjale pozitive pёr Kosovёn, si njё shtet serioz qё u qёndron angazhimeve qё marrin pёrsipёr pёrfaqёsuesit e saj tё lartё, si dhe atyre ndёrkombёtare, ndёrsa mosratifikimi do tё ulte kredibilitetin dhe imazhin e saj nё botё.
  3. Ratifikimi kёrkohet nga miqtё dhe aleatёt tanё strategjikё, SHBA dhe fuqitё kryesore europiane, pa ndihmёn e tё cilёve do tё ishte i pamundur, jo vetёm çlirimi i Kosovёs nga sundimi serb, por edhe mbrojtja e lirisё dhe pavarёsisё sё saj. Mosratifikimi mund tё çojё nё ftohjen e tyre ndaj nesh, apo mё keq, nё humbjen e tyre si miq dhe aleatё tanё. Nё njё zhvillim tё tillё negativ, Kosova rrezikon tё humbё gjithё arritjet e deritanishme.
  4. Mali i Zi ёshtё anёtar i NATO-s, ka hapur negociatat pёr anёtarёsim nё BE dhe Kosova nuk ka asnjё interes t’i pёrkeqёsojё marrёdhёniet me tё, aq mё tepёr qё e kemi vend fqinj.

Mё shumё se “argumente”, kёto janё hamendёsime, frikёra e shqetёsime pёr rreziqe potenciale qё mund t’i kanosen Kosovёs, nё rast tё mosratifikimit tё Marrёveshjёs sё Demarkacionit. Ballafaqimi i kёtyre “argumenteve” me faktet historike, me pёrvojёn dhe praktikat e shteteve tё tjera (precedentёt e ngjashёm), me logjikёn e thjeshtё, si dhe ligjin ndёrkombёtar, i bёn ato krejtёsisht tё paqёndrueshme. Pёr pasojё, edhe frikёrat dhe shqetёsimet qё i shoqёrojnё ato, janё pa bazё. Sё pari, Kosovёs i ёshtё dhёnё Harta e Rrugёs pёr liberalizimin e vizave nё Qershor 2012, pra para 6 vjetёve dhe nё atё hartё nuk ka figuruar fare kriteri i ratifikimit tё Demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ёshtё shtuar rrugёs, tash vonё, arbitrarisht, pa u konsultuar fare me aktorёt vendorё dhe, mundet, as me institucionet europiane. Kriteri i shpikur i ratifikimit tё Demarkacionit, nuk pёrjashtohet tё jetё pjellё e fantazisё sё sёmurё tё ndonjё euroburokrati apo eurokomisari qё nuk e njeh fare Kosovёn dhe as ndjeshmёritё e saj historike, apo edhe tё kohёve moderne. Ёshtё fakt i njohur qё njё kriter i tillё nuk i ёshtё vёnё asnjё prej shteteve tё dala nga ish-Jugosllavia. Logjika do ta donte qё, nёse i duhej vёnё dikujt njё kriter i kёsaj natyre, atёherё ky dikushi do tё duhej tё ishte Serbia, e cila mban autorёsinё e 4 luftrave agresive nё Ballkan. Por jo, euroburokratёt e gjetёn tё udhёs qё t’ia imponojnё atё viktimёs sё dhunёs shtetёrore serbe – Kosovёs. Jo vetёm kaq, kriteret qё i janё imponuar Kosovёs pёr liberalizimin e vizave janё rreth dyfishi i atyre tё Serbisё. Ku ёshtё e drejta kёtu? Ku janё vlerat, me tё cilat euroburokratёt e kanё gojёn tё mbushur plot?

Edhe kriteri tjetёr, ai i luftёs kundёr korrupsionit, nё mёnyrёn se si ёshtё formuluar, duket se ёshtё mё shumё njё mjet pёr t’u mbyllur gojёn udhёheqёsve politikё dhe popullit tё Kosovёs, nё rast se kёmbёnngulin pёr liberalizimin e vizave. Sepse, me kёtё kriter, pёrgjigja e Brukeslit ёshtё e gatshme: keni ende shumё pёr tё bёrё nё luftёn kundёr korrupsionit! Po kush e vendos se ky kriter ёshtё plotёsuar dhe mbi çfarё baze? Si e mat Brukseli realizimin e kёtij kriteri? Apo kjo çёshtje mbetet nё kompetencёn, nё fakt, nё arbitraritetin e euroburokratёve?

E vetmja e dhёnё konkrete nё kёtё fushё vjen nga organizata, Transparency International, e cila, çdo vit, boton renditjen e vendeve, nё shkallё botёrore, lidhur me perceptimin e korrupsionit. Nё botimin e saj tё fundit (2016), Kosova figuron nё vendin e 95-tё (nga 177 vende, tё marra nё shqyrtim), Moldavia e 123-ta, ndёrsa Ukraina e 131-ta. Kёto dy tё fundit, nё vitin 2016, fituan liberalizimin e vizave, kurse Kosova qё ёshtё nё pozita shumё mё tё mira se ato, jo. Edhe po tё krahasohet me vendet e Ballkanit Perёndimor, qytetarёt e tё cilёve ka vite qё lёvizin lirisht nё Europё, Kosova nuk ёshtё larg tyre: Maqedonia ёshtё e 90-ta, Shqipёria ёshte e 83-ta dhe Bosnje-Hercegovina, gjithashtu, e 83-ta.

Duhet kuptuar, tashmë, qё liberalizimi i vizave pёr qytetarёt e Kosovёs varet, jo nga plotёsimi i kushteve tё sajuara tё BE-sё, por nga vullneti politik i Brukselit, i cili ka kohё qё mungon dhe dёshmi e këtij fakti ёshtё shtimi dhe imponimi ndaj Kosovёs i kritereve pa kriter, siç ёshtё ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, apo ai i luftёs kundёr korrupsionit, krejtёsisht i papёrcaktuar dhe fluid. Nga sa u tha rreth kësaj pike, mund tё arrihet nё pёrfundimin qё, nё mungesё tё vullnetit politik tё BE-sё, ratifikimi i Demarkacionit, vёshtirё se do t’i hapё dyert e Europёs pёr qytetarёt e Kosovёs, ashtu si mosratifikimi nuk do t’i izolojё ata pёrfundimisht.

Sё dyti, ёshtё e vёrtetё qё “Marrёveshja pёr Kufirin” me Malin e Zi ёshtё nёnshkruar nga Zёvendёskryeministri dhe Ministёr i Jashtёm i Kosovёs, por nё histori ka patur dokumente qё kanё mbajtur firma mё tё rёnda, megjithatё, janё hedhur poshtё nga parlamentet. I tillё ёshtё rasti i Presidentit Ëilson, i cili nёnshkroi Traktatin e Versajёs dhe Statutin e Lidhjes sё Kombeve, tё cilat Senati amerikan i hodhi poshtё. Njё shembull tjetёr, mё afёr Kosovёs: nё vitin 2009 zyrtarё tё lartё tё Shqipёrisё dhe Greqisё nёnshkruan Marrёveshjen Detare, midis dy vendeve. Ashtu si sot pёr Demarkacionin, politikanёt dhe firmёtarёt e Marrёveshjes Detare betoheshin se Shqipёria nuk humb asnjё milimetёr nga deti Jon. Por Gjykata Kushtetuese e Shqipёrisё vёrtetoi tё kundёrtёn dhe e shfuqizoi atё. Natyrisht, Greqisё nuk i erdhi mirё dhe, si vend mё i madh, anёtare e Bashkimit Europian dhe NATO-s, nё fillim, u pёrpoq tё ushtrojё presion qё ta detyrojё Kuvendin e Shqipёrisё tё ratifikojё marrёveshjen e nёnshkruar, por me kalimin e kohёs, erdhi duke u qetёsuar dhe kёto ditё, Athina zyrtare njoftoi se ёshtё dakord pёr fillimin e rinegocimit tё saj.

Please follow and like us: