Albspirit

Media/News/Publishing

Etilda Gjonaj kërkon ndjekje penale për kreun e gjykatës

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka kërkuar hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës. Nga burimet mësohet se në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka mbërritur kërkesa për hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Arben Zefi.

Nga hetimet ka rezultuar se Kryetari i Gjykatës ka ndërhyrë për të mos nxjerrë vendim penal nga i cili rezultonte se kancelari i kësaj gjykate figuronte të ishte dënuar më parë.

Kanë qenë denoncimet e disa avokatëve të qytetit të Shkodrës ndaj kryetarit në lidhje me disa shkelje e mos ushtrimin e detyrës së tij, që kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Drejtësisë.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit, nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit  penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit A.D, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal. Për pasojë, në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ky shtetas rezulton në mënyrë të paligjshme si i padënuar nga gjykatat penale shqiptare”.

Për kancelarin e kësaj gjykate, Ministrja e Drejtësisë i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike të marrë masat e parashikuara nga ligji, pas konstatimit të faktit se ka bërë deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit.

Please follow and like us: