“Gruaja me të bardha” i autorit Wilkie Collins, tani në libraritë e kryeqytetit
“Gruaja me të bardha” i autorit Wilkie Collins, një nga romanet më të njohura në mbarë botën, tanimë ndodhet në libraritë e kryeqytetit.
Atje, në mes të rrugës së gjerë dhe të ndritshme, atje, sikur të kishte dalë nga toka ose të zbriste nga qielli, qëndronte figura e një gruaje të vetmuar, e veshur nga koka në këmbë me rroba të bardha.
Kështu i riu Uollter Hartrajt takon së pari gruan misterioze me të bardha, në atë që së shpejti u bë një nga romanet më të njohura në mbarë botën.
Sekrete, identitete të gabuara, zbulime të habitshme, amnezi, dhoma të mbyllura, dhe një e çoroditur e bënë këtë trillim të mistershëm një sukses të menjëhershëm, që kur u botua më së pari dhe që ka vazhduar të tërheqë lexuesin e shumtë deri më sot. Nga predikimi i heroit para mbërritjes së tij në Shtëpinë e Limerixhit në komplotin e zymtë në lidhje me Laurën e bukur, tensioni frymëzues i tregimit të Collins-it krijoi një zhanër të ri letrar, të cili thellësisht ndikoi në rrjedhën e letërsisë popullore angleze. “Gruaja me të bardha” nga Wilkie Collins ngjalli entuziazëm dhe admirim të madh në lexuesin e gjerë. Edhe lexuesi më mënjanës nuk mund të mos tërhiqet nga ky roman, por do të bllokohet këndshëm në ingranazhet e kësaj makine narrative.
Fokusuar në ngjashmërinë dhe shkëmbimin e personit mes dy grave interesante – Ana Katherikut fatkeqe, veshur gjithmonë me të bardha e bionde dhe Laura e pasur – “Gruaja me të bardha” pati suksesin të fitojë një vend të saj të veçantë në letërsinë botërore.
Përktheu: Viola Robo
Redaktor Loredan Bubani
Faqe; 374
Çmimi: 1000 lekë