Kthehet gripi i derrit, shtohen masat e sigurisë në Parlament
Në spitalin infektiv të Elbasanit janë paraqitur disa pacientë me gripin e derrit. Bartësit e virusit AH1N1, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët këshillojnë kujdes, por thonë se pavarësisht rikthimit të këtij virusi, nuk ka vend për panik. Gripi i derrit është një sëmundje që prek sistemin e frymëmarrjes dhe rëndimi i pacientit shkaktohet pikërisht nga insufiçenca respiratore. Simptomat janë temperatura e lartë, dhimbje koke, humbje oreksi, këputje, skuqje dhe djegie të syve, dhimbje fyti, bllokim hundësh dhe kollë e thatë. Më të rrezikuar janë të sëmurët kronikë, fëmijët dhe deputetet e Kuvendit te Shqiperise. Burine nag ky institucion thane se jane shtuar masat e sigurise.