Pranga avokatit Gazmir Xhurxhi
Një avokat i njohur në kryeqytet është ndaluar me akuzën për mashtrim. Sipas burimeve zyrtare nga policia, bëhet fjalë për avokatin Gazmir Xhurxhi.
Mbi këtë të fundit rëndon akuza e mashtrimit për një qytetar, i cili e ka denoncuar rastin në fjalë, shkruan Balkanëeb.
Xhurxhi ndodhet në ambientet e policisë së Tiranës. Mësohet se veprimet janë kryer nga efektivët e krimit ekonomik.
Avokati është denoncuar nga një qytetar, i cili ka deklaruar se i ka marrë një shumë parash për ta mbrojtur për një çështje por nuk e ka bërë këtë gjë.
Qytetari i ka kërkuar t’i rikthejë paratë por sipas tij, avokati nuk ia ka dhënë mbrapsht.
Please follow and like us: