Rezistenca iraniane ofron ngushëllimet dhe keqardhjen e saj për familjet e marinarëve që humbën jetën
Vonesa, neglizhenca dhe mbulimi nga ana e regjimit të Mullahëve për shpëtimin e detarëve, dhe domosdoshmëria e hetimeve të paanshme
Rezistenca iraniane u shpreh ngushëllimet dhe keqardhjet e veta familjeve, miqve dhe kolegëve të detarëve të anijes naftëmbajtëse Sanchi (Sepid) që vdiqën në Detin e Kinës Lindore dhe dënon me forcë vonesën e regjimit të mullahëve për të shpëtuar jetën e detarëve.
Duke marrë parasysh mbulimin nga ana e regjimit dhe paqartësitë e vazhdueshme në lidhje me këtë incident të tmerrshëm, është thelbësor një hetim i pavarur dhe i paanshëm nga organet e pavarura ndërkombëtare mbi anijen naftëmbajtëse Sanchi dhe mbi vdekjen e detarëve së saj.
Në veçanti, ndryshimi i emrit të saj për pesë herë gjatë 10 viteve, ndryshimi i flamurit, dhe regjistrimi i emrit të saj në Panama ka krijuar mjaft paqartësi rreth planeve dhe objektivave të regjimit iranian në këtë drejtim.
Hassan Qashqaëi, zëvendësministri i jashtëm i regjimit, premtoi në ditën e dytë të aksidentit se një anije e madhe zjarrfikëse do të mbërrinte në vendin e ngjarjes brenda një ore për të ndaluar zjarrin (Fars News Agency, 7 janar). Gjashtë ditë më vonë, zyrtarët e regjimit njoftuan edhe një herë se një grup ekspeditash do të mbërrinte nga Irani “së shpejti”. Tetë ditë më vonë, ata kritikuan mungesën e bashkëpunimit kinez në shpëtimin e anijes pa thënë asgjë për mosveprimin e tyre.