Soros: BE, në buzë të shkatërrimit. Rasti “Saakashvili” më mësoi t’i rri larg politikave të brendshme
Miliarderi George Soros ka përsëritur edhe njëherë parlajmërimin e tij për shkatërrimin e Bashkimit Europian. Përmes një interviste të dhënë për “Financial Times”, cituar gjerësisht nga disa media, Soros ka folur edhe për sulmet dhe akuzat që po i bëhen atij dhe fondacionit “Shoqëria e Hapur” për të cilat ai tha se nuk e kushtëzojnë dot aspak axhendën e tij liberale.
“Për mua është e gjitha një déjà vu me një ndryshim të madh – ideologjia dominuaes në botë sot është nacionalizmi. Është BE-ja instititucioni që është në buzë të shkatërrimit dhe Rusia është tani fuqia e rilindur bazuar në nacionalizëm”, është shprehur ai.
Ai ka pranuar se jo përherë ka bërë zgjedhjet e duhura dhe si shembull ilustrues për këtë solli ish- presidentin gjeorgjian, Mikhail Saakashvili që është aktualisht nën hetim për akuzën se ka pranuar financime nga Rusia për të destabilizuar Ukrainën.
“Mora një mësim të dhimbshëm që të mbaj një distancë më të madhe nga politika e brendshme e vendeve ku veprojnë fondacionet e mia”, ka vijuar ai.
Soros ka deklaruar se mendon të qëndrojë në krye të bordit për pesë vjet të tjera apo aq sa e lejon shëndeti, duke shtuar se nuk do të heqë dorë nga angazhimet e tij.
http://uk.businessinsider.com/billionaire-george-soros-liberal-agenda-20…