Studentët iranianë bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve
NCRI – Studentët e Universitetit iranian janë ngritur në këmbë për kolegët e tyre të burgosur duke denoncuar në një deklaratë zyrtare masat represive të regjimit ndaj studentëve gjatë protestave të tanishme
Këshilli i Sindikatave të Universiteteve të Iranit (UTUCI) shpjegoi se regjimi është shumë “i frikësuar” nga protestat aktuale dhe e përdor atë si një justifikim për të shtypur studentët, aktivistët e sindikatave dhe të tjerë në grupet që ka më shumë gjasa të protestojnë.
Regjimi madje arrestoi në mënyrë “parandaluese”shumë studentë të cilët nuk kishin marrë pjesë në protesta.
Deklarata thotë: “Arrestimi i studentëve në mënyrë të rastësishme tregoi se sa të frikësuara janë autoritetet nga një entitet i pavarur që shpreh kërkesat e studentëve dhe përfaqëson shtresat më të varfëra të shoqërisë”.
Ata këmbëngulën se gjithmonë i kanë kufizuar veprimet e tyre në të drejtat e studentëve – të cilat Regjimi i ka injoruar – porse nuk do të “rrinin me krahët e lidhur “, ndërkohë që bashkëmoshatarët e tyre ishin burgosur dhe përballeshin me gjyqe ngase kanë protestuar në mënyrë paqësore ose madje nuk kanë protestuar fare.
Ata duan që studentët të lirohen pa kushte.