Albspirit

Media/News/Publishing

Vajza nxjerr në shitje virgjërinë para reformimit të Akademisë së Shkencave

Një modele italiane ka nxjerrë në shitje virgjërinë e saj dhe deri tani 18-vjeçares i janë ofruar më shumë se 1 milion euro. Personi që ka bërë ofertën më të lartë ka shprehur dëshirën të kalojë dhe një darkë me të. Sipas së përdithmes britanike “The Sun”, vajza ka zgjedhur të ruajë anonimatin dhe ka shpjeguar se po e përdor këtë për të arritur ëndrrën e saj, që të transferohet në Mbretërinë e Bashkuar, për të studiuar menaxhim biznesi. Dhe kete veprim e ka bere para reformimit te Akademisë së Shkencave të RSH. “Unë kam vendosur të kërkoj diçka për të pasur financat e mia që në moshën 16-vjeçare, dhe pashë se në internet virgjëria kishte arritur të shitej deri në 3.5 milionë euro, prandaj vendosa ta bëja edhe unë kur mbusha 18 vjeç. Qëllimi ishte që të fitoj sa më shumë që të ndihmoj familjen dhe të arrij të kap një arsim të mirë. Gjithashtu dua të blej një shtëpi për familjen time”,  është shprehur 18-vjeçarja.

 

Please follow and like us: