Zamira Çavo: Një vend pune në Administratën Publike, nuk mund të jetë amortizator i politikës
Ka 27 vjet që flitet për reforma në Admiistratën publike dhe po kaq ka qenë e pranishme dhe asistenca e të hujave për këto reforma. Sot sërish flasim për reforma. Madje prej pesë vitesh Qeverisja e rilindjes synon të reformojë AP sipas vizionit të saj. Realisht Administrata publike është në krizë;krizë profesionale, krizë kopetencash dhe krizë morale. Dhe këtë nuk e them unë, e ka pranua edhe vete kryeminsitri i vendit. Nuk ka nevojë të ripërsërisim për të njëmijtën herë se Administrata publike është fytyra e shtetit. Pra në një përfundim kjo krizë mund të quhet edhe krizë e vetë shtetit. Pse është në krizë administrata joë publikë? Sepse pavarësisht ligjeve dhe standardeve që i kemi të shkruara, askush nuk investon në burimet njerëzore të kësaj administrate.
Sot administrata publike ka dy probleme madhore: menaxhimin e burimeve njerëzore dhe cilësinë e tyre. Drejtuesit e kësaj administrate, të vendosur në mënyrë klienteliste ose militantiste, nuk mund të sigurojnë një menaxhim të qëndrueshëm efektiv dhe efikas të administratës publike. Kjo do të thotë se edhe matshmëritë e përformancës së burimeve njerëzore ( nga e cila varet pastaj i gjithë shërbimi ndaj qytetarit) të cilat janë tërësisht subjektive sjellin një kaos klientelist ose militantist në vlerësimet e këaj performance .Le ta anlizojmë këtë përfundim:
-Ka dy institucione që janë përgjegjëse për cilësinë e burimeve njerëzore në Administratën publikë: Departamenti i Administratës Publike dhe Shkolla e Administratës Publike. E para merret me rekrutimin e punonjësve të kësaj administrate e dyta me trajtnimin pas këta punonjës kanë hyrë në administratë. Por cfarë ndodh? DAP (Departamenti i Administratës Publike), realizon disa konkurse që janë tërësisht të pavlera. Pse e them këtë? Në këto konkurse fazat e shkrimit janë shpesh testim i njohurive të marra nga shkolla plus ndonjë set ligjesh të paradhëna në kushtet e konkurencës. Prova me shkrim realisht nuk jep dot as mundësi për të treguar cilëstë e përsonit, as aftësitë e tij e as motivimin e kandidatit. Kështu “juria” e përbërë nga pedagogë dhe drejtues të institucioneve skualifikojnë pa e ditur fare aftësinë e vërtetë të konkurentit. Kjo gjë mund të zgjidhje fare mirë më një set kreditesh të përcaktuara nga rankimi i universiteteve dhe mund të shmanget pikërisht ky testim falls dhe depresonalizues.
Nëse do të hidhni një sy skedës së matshmërisë së performancës së punonjësit të Ap do vini re se sa subjektive janë këto vlerësime, duke i lënë dorë të lirë drejtuesit të ketë në dorë fatin e cdo personi që ka në varësi, pasi elementët e matshmërisë së perfomnacës janë të pamatshëm realisht. Kjo krijon një varësi “negative” nga shefi të cilit nuk duhet ti dalësh asnjëherë kundër pasi të ka në dorë! Sot ka disa metoda reale të matshmërisë së punës së punonjësit të administratës publike që sigurisht nuk mund të aplikohen në një administratë ku menaxhimi i tyre bëhet nga të emëruarit nga politika! Mendoni më tej një punojës i AP që del në pension e që duhet të bart në vetvete një eksperiencë të madhe, ku e transferon këtë investim? A ka një mënyrë për ta bërë këtë?? Apo i lemë të largohen me shpejtësi për të hapur një vend për një tjetër militant??
Hapi i dytë është vetë cilësia e burimeve njerëzore. Sikundër dihet është një shkollë e kësaj administrate( ASPA) e cila kualifikon këta punonjës postfitues. Nuk di të them se cfarë kurikule ka kjo shkollë, por besoj se duhet krijuar një rrjet shkollash kualifikuese për Administratën publike, madje për sektorë të vecantë të sajët. Eshtë e nevojshme të krijohet një netëork cilësorë që të shmangë konkurset fiktive por që të garantojë hyrjen në administratë të individëve me aftësi, integritet dhe motivim.
Motua e këtij netëorku të jetë :Investojmë në profsionalizëm! Pra krijimi i shkollave me drejtim cilësinë e burimeve njerëzore në administratën publike, mund të jetë një hap i rëndësishëm për të rinjtë që synojnë të hyjnë në këtë administratë .Kjo kërkon krijimin e kurikulave konkuruese në treg ku më shumë se niveli teorik do duhet ti kushtohet vëmëndje aftësive konkrete të individit. Por për sa kohë që një vend punë në administratë do shihet si një amortizatorë i politikës mesiguri do të flasim për administratën publike si 105 vite më parë!