Albspirit

Media/News/Publishing

Lufta kundër gjuhës së urrejtjes në median sociale

 

Kompanitë e mediave sociale, Facebook, Twitter dhe YouTube i kanë përshpejtuar masat për heqjen e gjuhës së urrejtjes të përdorur nga njerëzit në mediat përkatëse. Komisjonerja a Drejtësisë e Komsionit Europian Vera Jourova, tha se në 24 orët e fundit janë rishikuar më tepër se dy të tretat e ankesave.

Bashkimi Europian e ka shtuar presionin ndaj kompanive të mediave sociale që t’i shtojnë përpjekjet për të mos lejuar përhapjen e shpejtë të përmbajtjes ekstremiste dhe gjuhës së urrejtjes në platformat e tyre, madje edhe duke i kërcënuar ato me një ligj për këtë çështje.

Kompanitë Microsoft, Twitter, Facebook dhe YouTube nënshkruan me BE-në në vitin 2016 kodin e sjelljes, për të rishikuar pjesën më të madhe të ankesave brenda një periudhe kohore 24 orëshe. Komisioni Europian tha se këtë kod do ta nëshkruajë edhe Instagrami.

Mesatarisht, kompanitë hoqën 70 për qind të përmbajtjes që i ishte evidentuar, një rritje krahasuar me majin e vitit të kaluar, kur kjo shifër ishte 59,2 për qind.

Komisionerja e BE-së tha se nuk do që të hiqen 100 për qind të komenteve, sepse kjo do të shihej si shkelje e lirinë e fjalës. Si gjuhë e urrejtjes janë identifikuar komentet për origjinën etnike, shprehja e ndjenjave anti-myslimane, të ksenofobisë, si dhe shprehjet e urrjejtjes kundër imigrantëve dhe refugjatëve.

Please follow and like us: