Luma Skendo: Vetem nji emer ne nje kornize te thyeme
Ne kembet qe dridhen
Mbizoteron trishtimi
E une bie, si re ti
i bukur, pa jete,
por me kujtimet e shpirtit ne nji kuti
qe dheu me grushta i mbulon.
Largojini duart e meshires qe terheqin kot
ket shpirt te dorezuem
Ulerime korbash vetem une degjoj
Ku tash zemra vetem gjak pikon
e mbushen gotat nentok hareje
E kendojne dreqrit me gojen plot te helmueme
Ne keto sy qe meken ne keto dora qe preken
Te lutem me puth dhe njiher dashni
Dhe me thuaj “Te dua!”
Mbylli syte dhe me dorzo dhimbjen.
E pershko pertej rreze dielli
E une mbuloj buzeqeshjen tende te fundit te mekur ne amshim e puthi, e puthi buzet e tuja pamuk,
E ti puth ajrin e dielli ndricon rrezen.
Mylli syte ngadale se drite ska ma
Ne fund nuk ka asgja
Vetem nji emen ne nje zemer te thyeme.
New York, March 26th, 2017