Albspirit

Media/News/Publishing

Trainerit i ndalohet me kontrate seksi me tenisten e hijshme

Të jesh në skuadrën e trajnuesve të shumtë të Maria Sharapova-s është një ëndërr e shumë meshkujve që luajnë tenis. Bukuroshja ruse, numri 2 në renditjen botërore, që prej muajit shkurt ka një partner të ri me të cilin stërvitet në fushën e tenisit. 

Ai është gjermani Dieter Kindlmann, ish-tenist profesionist i cili për të fituar vendin e punës ka nënshkruar një kontratë të pazakontë. Mes shumë pikash të marrëveshjes që rregullojnë pagesën dhe detaje të tjera, është edhe një pikë që e ndalon 30-vjecarin gjerman të ketë raporte seksuale me tenisten 26-vjeçare.

E përjavëshmja Bild shkruan se qëllimi i kontratës është i qartë, Kindlmann duhet t’i rezistojë sharmit të kampiones ruse dhe nuk duhet ta shpërqendrojë atë gjatë orëve të stërvitjes dhe udhëtimeve nëpër botë.

Vetë ish-tenisti gjerman thotë se ka pranuar me kënaqësi kontratën e tij dhe se ndjehet i lumtur që stërvit Maria Sharapova-n. “Puna ime nuk është aq e thjeshtë. Maria është një divë. Ajo kërkon gjithmonë që të mbrojë imazhin e vet nga bota e jashtme, por me bashkëpunëtorët e saj të ngushtë është mjaft e dashur”, thotë ai.

30-vjecari shton më tej se Sharapova është besnike ndaj të dashurit të saj, tenistit bullgar Grigor Dimitrov. “Maria është shumë e lumtur me të dashurin e saj dhe deri më tani prezenca ime nuk ka shkaktuar zënka xhelozie mes tyre”, thotë Kindlmann.

Please follow and like us: