Albspirit

Media/News/Publishing

Visar Ymeri krijon parti të re

 

Përplasjet e fundit brenda Vetëvendosje-s dhe mosdakordimi i dy blloqeve në takimin e fundit për të rrugëtuar së bashku, së shpejti pritet të prodhojë një parti të re në Kosovë.

Krahu anti-Kurti, siç ka mësuar gazeta “Zëri”, së shpejti pritet të formojë një parti, e cila do të quhet “Alternativa Socialdemokrate” dhe do të drejtohet nga ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri.

Siç hamendësohet, kjo parti pritet ti rrëmbejë Vetëvendosjes-s më shumë se 10 deputetë, pjesa dërmuese e të cilëve tashmë kanë dhënë dorëheqjen nga pozitat drejtuese të saj.

Një akt i tillë pritet të vijë pas përfundimit të procesit zgjedhor brenda Lëvizjes. Të pyetur rreth kësaj çështje, deputetë të krahut anti-Kurti, nuk kanë dashur të komentojnë, megjithatë kanë pohuar se pas përfundimit të zgjedhjeve të brendshme (që do të mbahen të dielën), do të tregojnë se si do të veprojnë më tej.

Ndërkaq, deputetë të rreshtuar kah Albin Kurtit, janë shprehur optimistë se mes dy grupimeve, do të arrihet pajtimi.

Please follow and like us: