Ylli Manjani: Rregullorja anti-SPAK e hashashit
E lemë mënjanë argumentin që rregullorja e Kuvendit për herë të fundit u miratua me konsensus, të kërkuar nga Edi Rama.
Në fakt në emër të konsesusit që ju dha, Ai shtyu në kohë marrjen e statusit Kandidat. Por, nejse! Ta lëmë menjanë këtë.
Të merremi pak me arësyen përse po e ndryshojnë rregulloren tani?
Duan të kontrollojnë SPAK-un. I kërkojnë atij prova para se ato ti paraqiten gjykatës!!!
Kushdo e di tashmë që provat kur dalin në pazar, nuk ka gjykatë që i vlerëson si të rregullta.
Pra le të lodhet sa të dojë SPAKU për të mbledhë prova se i shkatërron Rilindja me rregullore!
Jo me Kushtetutë, as me ligj, thjesht me rregulloren e brendshme!
Natyrisht kjo procedurë vlen për Rilindasit, jo për të tjerët.
Të mos e hapim argumentin tjetër, si e mbrojtën Saimirin, kur spaska pasur as rregullore?!
Ndryshimi që propozojnë i nxjerr vetë bllof dhe i zë në flagracë duke dhunuar çdo ligj!
Po kur thonë se e duan reformën më shumë se të gjithë?!
Natyrisht sa të jenë me imunitet e duan. Kur të mos jenë ku do shkojnë? Ne emigracion?
Të shohim!
Hë për hë veprojnë ligjet e hashashit!