Bushati: Kemi bërë progres, nesër ditë e rëndësishme!
Është mbyllur dita e dytë e bisedimeve mes Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek Nikos Kotzias. Pas bisedimeve Bushati ka dhënë një deklaratë për mediat në të cilën konfirmoi se çështjet e diskutuara janë ato që janë bërë publike tashmë, duke shtuar se ndryshe nga sa është folur në disa media nuk ka asgjë sekrete.
Ajo që minsitri theksoi ishte progresi i arritur në bisedime, pa preferuar të flasë me detaje. Ai shtoi se nesër do jetë një ditë e rëndësishme, për të forcuar mesazhin se bisedimet janë në rrugë të mbarë për zgjidhjen e çështjeve mes vendeve.
“Kemi 70 vite histori, mund t’ju them dhe ne Korçë kemi bërë progres të rëndësishëm dhe nesër do të jetë një ditë e rëndësishme. Nuk ka asgjë sekrete pasi temat janë thënë publikisht nga të dyja palët, dhe tani jemi vetëm në procesin e shtjellimit të argumenteve të bisedës”, deklaroi Bushati.