Iran: Përfaqësuesi i mësuesve mbështet kryengritjen e popullit iranian
Në një mesazh për popullin e Iranit, përfaqësuesi i mësuesve të Iranit tha: “Popull heroik i Iranit, bota e ka dëgjuar zërin tënd! Tubimet janë e drejta juaj e patjetërsueshme; të rifillojnë protestat në rrugë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të mos i japim regjimit mundësinë për t’u përgatitur për represion”.
Hashem Khastar, përfaqësues i mësuesve iranianë, gjatë një interviste analizoi kryengritjen e popullit iranian dhe tha: “Sistemi i Velayat-e faqih është një sistem krejtësisht i korruptuar që plaçkit dhe grabit pasurinë e popullit iranian; ky sistem gjithnjë e më shumë po fundoset nën peshën e korrupsionit dhe kolapsit; dhe, për aq kohë sa ky regjim ekziston, situata e popullit iranian bëhet më keq nga dita në ditë”.