Mesazhi i fuqishëm i SHBA për Shkupin dhe Athinën
Hoyt Brian Yee, zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet e Evropës dhe Euroazisë për televizionin bullgar Bloomberg tha se tani është mundësia e vërtetë, Maqedonia dhe Greqia të gjejnë një zgjidhje për mosmarrëveshjen e gjatë për emrin, përcjell “TS.mk”.
“Maqedonia dhe Greqia kanë mundësinë për të arritur një marrëveshje mbi çështjen e emrit. Unë besoj se ka vullnet politik, si në Athinë dhe në Shkup, për të arritur një marrëveshje dhe për ta zgjidhur këtë çështje njëherë e përgjithmonë. Do të jetë e vështirë. Por nëse të dy vendet vazhdojnë të punojnë, siç kemi punuar deri tani, me ndërmjetësimin e Matthew Nimetz, ne besojmë se kjo është e mundur “, tha Hoyt Yee.
Ai tha se kompromisi mund të arrihet vetëm me vullnetin e fortë të udhëheqësve të të dy vendeve.
Hoyt Brian Yee iu referua Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të cilën e ratifikuan Maqedonia dhe Bullgaria. Ai mendon se ky është një hap pozitiv jo vetëm për të dy vendet, por edhe për të gjithë rajonin dhe vlerësoi angazhimin e udhëheqësve të të dy vendeve.