Një deputet i regjimit iranian pranon se të burgosurit po helmohen duke u dhënë atyre pilula
Një anëtar i parlamentit të regjimit iranian pranoi më 16 janar se kohët e fundit një nga protestuesit, para se të vdiste në burg, i tha familjes së tij se të burgosurve u jepen pilula që e keqësojnë gjendjen e tyre shëndetësore.
Deputeti Mahmud Sadeghi shkroi në llogarinë e tij twitter: “Sipas familjes së një të burgosuri që vdiq në burg, gjatë disa kontakteve me familjen e tij, ai u tha atyre se zyrtarët e burgut e detyruan atë dhe të burgosurit e tjerë të merrnin pilula që përkeqësonin gjendjen e tyre shëndetësore … ”
Ndërsa raportet tregojnë se më shumë se 5 të arrestuar pas kryengritjes së kohëve të fundit dhe protestave anti-qeveritare në Iran kanë vdekur në paraburgim, zyrtarët e regjimit iranian pranuan se vetëm dy të burgosur kanë vdekur dhe se kanë kryer vetëvrasje. Zyrtarët e regjimit pohojnë gjithashtu se arrestimi i tyre nuk ishte i lidhur me protestat e kohëve të fundit në Iran.