Albspirit

Media/News/Publishing

Politika e jashtme dhe diplomacia e Skënderbeut

Dr. Sabri Kiçmari, Kanbera*

1. Hyrje

Jeta dhe vepra e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu është histori dhe mit.Ndarja në mes të mitit dhe historisë mund të bëhet përmes analizës shkencore. Ishte filozofi francez François-Marie Arouet, i njohur si Voltaire,i cili e krijoi konceptin për filozofinë e historisë. Pikërisht Voltaire, një nga autorët më me influencë në kohën e Iluminizmit Francez,shprehte konsiderata mëtë larta për Gjergj Kastriotin duke e cilësuar Shqipërinë e kohës së Kastriotit si “një shtet që pasqyron kohën që ne e quajmë heroike.” Në rrafshin filozofik historinë e Skënderbeut mund ta kuptojmë si një nxitje për të reflektuar për të kaluarën, mbi qëllimet, rrethanat dhe ligjshmërite e veprimit tëGjergj Kastriotit në njëperiudhë komplekse historikepërmes një këndvështrimi kritik dhe analitik, bazuar në të dhënat empirike dhe reflektimet në periudhat pasuese.

Gjergj Kastrioti pa dyshim i plotëson të gjitha parakushtet e definuara nga Maks Veberi për t’u cilësuar si udhëheqës karizmatik: ai ka qenë personalitet i jashtëzakonshëm, me kualitete të dallueshme udhëheqëse ushtarake, politike dhe diplomatike, i vlerësuar edhe nga shumë bashkëkohanikë të tij si personalitet me veçori të jashtëzakonshme, me kualitete etike dhe estetike të veçanta. Kastriotika pësuar drama të vërteta emocionale në rrafshin njerëzor: si i ri detyrohet të ndahet nga familja, i helmohen vëllezërit, i vritet babai, tradhëtohet nga nipi Hamza Kastrioti dhe nga bashkëluftëtari më i afërt Moisi Golemi, jipen shuma të mëdha për vrasjen e tij, ju përballon disa tentimeve për atentat etj. Arti dhe aftësia e tij luftarake ka ndikuar që atij t’i mveshen edhe tipare dhe veçori joreale, madje mitike. Por, faktet historike dëshmojnë për njëpër aftësinë, intelegjencën dhe kulturën e tij. Përveç gjuhës së tij amtare shqipe, fliste perfekt italisht, osmanisht, greqisht, bullgarisht dhe arabisht. Studiuesi gjerman Fallmeyrarer shkruan se Gjergj Kastrioti paraqet „udhëheqësin më të përgatitur, më të suksesshëm dhe mjeshtrin më të madh të luftës.“

Jeta private e Skënderbeut ishte komplekse. Lindi më 6 maj 1405 në një familje fisnikësh e luftëtarësh. Gjyshi dhe babai i tij kishin marrë pjesë në Betejën e Kosovës të vitit 1389 në luftën e popujve të Ballkanit kundër Perandorisë Osmane. Deri vonë nuk denjoi të martohej, duke ju përkushtuar qëllimit të tij themelor: çlirimit të Arbërisë. Më 21. Prill 1451 Skënderbeu martohet me Donikën, vajzën e Gjergj Arianti Komnenit. I lind vetëm një djalë, Gjoni. Skënderbeu sëmuret dhe vdes më 17 janar 1468 në Lezhë, në moshën 62 vjeare.
Skënderbeu është bërë i njohur dhe popullor në shkencën ndërkombëtare më së shumti përmes librit të Marin Barletit: “Historia e Skënderbeut”. Barleti është kritikuar me të drejtë për një numër pasaktësish në të dhënat e tij. Historiani i shekullit 15-të, njësoj si Tukididi, nuk ka pasur mundësitë dhe teknikën bashkëkohore të verifikimit të të dhënave. Por, libri i Barletit është i pakalueshëm: retorika në librin e tij, përshkrimi i betejave dhe fjalimet, përmbajtja e letrave dhe përshkrimi i proceseve negociuese, vlerat dhe mesazhet politike përcjellin te lexuesi frymën e kohës.
Objekt i analizës sonëdo të jetë një dimension i veçantë i veprimtarisë shtetërore të udhëheqësit më të njohur në historinë shqiptare – krijimi i shtetit, politika e jashtme dhe diplomacia e Gjergj Kastritotit – Skënderbeut. Roli i tij në krijimin e shtetit shqiptar në shekullin e 15, në mbrojtjen e identitetit shqiptar, në orientimin properëndimor të shqiptarëve, në krijimin e bazave të veprimit në politikën e jashtme, nëkomunikimin intensiv diplomatik është i jashtëzakonshëm për kohën.Në fund do të paraqesim edhe disa antiteza ndaj tezave të historianit zviceran Oliver Schmitt.

2. Krijimi i shtetit të Arbërit

Në krye të 300 kalorësve Gjergj Kasttrioti hyri në Krujë më 28. Nëntor 1448. Të gjithë shqiptarët e pritën me shumë gëzim hyrjen e tij. Pa humbje ai arrin të krijojë principatën e tij. Lehtësia me të cilën ai e merr pushtetin nuk ka të bëjë edhe aq me mashtrimin që e përdori, por me mbështetjen e banorëve dhe vullnetin e tyre për liri.
Fillimisht Skënderbeu hyn në besëlidhje të përhershme me princërit shqiptarë dhe disa nga ata fqinjë. Në Kuvendin e Lezhës më 1 mars 1444, në të cilin morën pjesë edhe përfaësues nga vendet fqinje dhe nga shtetet përtej Adriatikut, krijohet Lidhja e Principatave të Arbërisë – Lidhja e Lezhës. Gjergj Kastrioti zgjedhet Komandant i Përgjithshëm i ushtrisë. Sipas Fan Nolit ushtria e tij kurrë nuk e ka kaluar numrin prej 10 000 ushtarësh, shumica e tyre kalorës të lehtë, 1/4 e tyre ishin nga aleatët.Atij ia kaluan pushtetin gjithë princat shqiptarë duke i besuar drejtimin suprem të udhëheqjes së luftës.
Në kuadër të Lidhjes së Lezhës përfaqësoheshin rajoni i Kosovës, Dukagjinit, Tregut të Ri, Dibrës, Ohrit, Vlorës dhe Artës. Në Kuvend morën pjesë familjet fisnike Arianiti, Dukagjini, Muzaka, Zaharia, Topia, Zenevishi, Dushmani dhe Spani. Nga përfaqësuesit e grupeve etnike fqinje përfaqësohej Crnojeviqi malazez. Me këtë mbështetje Skënderbeu e organizoi një ushtri mbrojtëse mobile.

Gjatë udhëheqjes së tij Skënderbeu e forcon mjaft pushtetin. Kështjellën e Krujës e konsideronte si seli të tij. Aty mbante administratën dhe priste në takime diplomatët dhe bashkëluftëtarët. Ambiciet e tij ishin shumë të mëdha. Në fillim ishin të paktë ata që besonin në aftësinë e Skënderbeut. Vetëm pas fitoreve të një pas njëshme të betejave, imazhi i tij u rrit në vend dhe jashtë tij.
Marrëdhëniet ekonomike i rregullon në interes të vendit.Udhëheqësi i kryengritjes dëshmohet edhe një zotëri prej tregtari. Ai ndërmerr një numër reformash feudale: në punimin e tokës dhe vjeljen e pemëve dhe perimeve. Kur sulltani i kërkon që tregtarët e tij të lëvizin lirshëm për shkëmbim mallrash, ai i lejon ata me argumentin e interesit të ndërsjellë. Ndihmat nga Napoli, Venediku, Vatikani dhe Raguza i vë në shërbim të bashkëluftëtarëve dhe banorëve.
Sistemi shtetëror i Skënderbeut ishte relativisht i decentralizuar. Principatat e vogla përreth Krujës, të cilat i bashkonte gjuha e përbashkët, religjioni dhe ndjenja e shtresës së përbashkët, kishin një pavarësi të madhe vendimmarrëse. Ato tashmë kishin ndërtuar një sistem të aristokracisë së ulët.

3. Politika e jashtme e Skënderbeut

Suksesi i Gjergj Kastriotit në fushën ushtarake është i padiskutueshëm nga ekspertët e fushës. Por, ai nuk do të mund të arrinte këtë sukses në fushën ushtarake pa veprimet e mençura diplomatike. Ndryshe nga Evropa e sotme me gjithsejt 47 shtete, Evropa e shekullit 15-të përbëhej nga qindra shtete, mbretëri dhe principata. Në një ambient të tillë multishtetëror, i përballur me ndeshje ushtarake me superfuqinë e kohës – Perandorinë Osmane, Skënderbeu arriti të luante me mjeshtëri në skenën diplomatike evropiane. Nga një princ i një populli të vogël në numër, ai arriti të siguronte një imazh të tillë njohjeje dhe respekti, që nuk e kishin shumë nga udhëheqësit e popujve të mëdhenjë.

Synimi Kastriotit në rrafshin e politikës së jashtme në kuadrin e Lidhjes së Lezhës ishte krijimi i një koalicioni të të gjithë princërve shqiptarë dhe të të gjithë shteteve të Evropës kundër depërtimit osman në Ballkan dhe Evropë. Lidhjet me mbretëritë, republikat, principatat evropiane dhe sidomos Selinëe Shenjtë i shfrytëzoi për të forcuar statusin e tij dhe të vendit të tij në marrëdhëniet ndërkombëtare. Këto lidhje ia forcojnë statusin e tij shtresor dhe shtetëror feudal. Politika e jashtme e Skënderbeut karakterizohet me tri veçori themelore: ajo ishte politikë e orientuar drejt vlerave evro-perëndimore të kohës, ishtepolitikë e aleancave dhe politikë realiste.


3.1. Politika e aleancave

Politikën e Jashtme të Skënderbeut mund ta definojmë si një politikë të aleancave. Me krijimin me sukses të shtetit të Arbërit fillojnë hapat e parë të veprimit në politikën e jashtme. Statusi i banorëve, flamuri dhe administrata shtetërore ndryshojnë. Me këtë ndryshojnë edhe parakushtet për marrëdhënie me mbretëritë, principatat dhe shtetet e tjera. Mbështetja qëKastritoi gjen te udhëheqësit e principatave përreth Krujës dhe sukseset e para në marrjen nën administrim, kryesisht me marrëveshje të principatave shqiptare, dëshmojnë se një aktor i ri dhe i rëndësishëm po etablohej në rajon.
Në fakt politika e aleancave të Skënderbeut fillon ende pa hyrë në Krujë, përmes bashkëpunimit me Janosh Huniadin, vazhdon përmes pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Venedikut gjatë mbajtjes së punimeve të Lidhjes së Lezhës dhe forcohet nëpër vite me lidhjet e ngushta me Vatikanin dhe Mbretërinë e Napolit. Ai luan me mjeshtëri në politikën e tij të jashtme në të pesë këto drejtime, duke pasur për bazë mbrojtjen e vendit nga pushtimi osman dhe mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit.

Aleanca me Napolin – Raporti i Skënderbeut me Mbretërinë e Napolit ka qenë më shumë një marrëdhënie partneriteti, se sa raport vasaliteti. Fan Noli madje e mohon edhe të dhënën se Skënderbeu ka qenë vasal i Mbretit të Napolit. Edhe Frazee shkruan se përmes Traktatit të Gaetas Kastrioti e njohu de facto kurorën e Mbretit të Napolit si alencë mbrojtëse, por mbeti vazhdimisht një sundimtar i pavarur.Madje Kastrioti shkon në Itali për ta mbështetur Mbretin Ferdinand nga mësymjet e fisnikësve fqinjë kundër tij. Aleanca me Napolin i siguroi Skënderbeut mbështetje të vazhdueshme në ushtarë, financa, mallëra dhe teknikë.

Aleanca me Selinë e Shenjtë – Aleanca e Gjergj Kastritotit me Selinë e Shënjtë ishte e veçantë dhe permanente. Të katër udhëheqësit e Selisë së Shenjtë gjatë kohës së Skënderbeut (Papa Nikolas V, Calixtus III, Piu II dhe Paul II) e kanë mbështetur Skënderbeun me mijëra dukat të artë në të holla dhe kjo shumë ishte më e madhe se i kanë dhënë secilit shtet tjetër.Më 23. Dhjetor 1457 Papa Calixtus III e shpall Skënderbeun Kapiten-Gjeneral të Selisë së Shenjtë. Papa i jep atij titullin Atlet i Krishtit ose Kampon i Krishtit. Në nëntor 1463 Papa Piu II inicon të organizojë një fushatë lufte kundër osmanëve. Venediku dhe shteti i Arbërit i përgjigjen pozitivisht ftesës. Kastritoi i shpall luftë Perandorisë Osmane më 27. Nëntor 1463.Piu vdiq në gusht 1464 në mometin kyq, kur ushtria ishte mbledhur në Ankonë dhe përgatitur për të marshuar në Shqipëri dhe kështu Skënderbeu u la sërish i vetëm.Ishte planifikuar që nga Papa Piu II Kastrioti të shpallej edhe solemnisht mbret i Shqipërisë dhe udhëheqës i koalicionit të gjithëkrishterë kundër osmanëve. Ai kishte shpresë se një koalicion i tillë do të pengonte pushtimin e Evropës nga Perandoria Osmane.

Aleanca me Raguzën – Skënderbeu në politikën e tij të jashtme ju kushton rëndësi edhe marrëdhënieve me Raguzën (Dubrovnikun). Raguzianët i hapin dyert dhe Kastriotin e pret i gjithë qyteti me duarktrokitje e gëzim në gusht të viti 1461. Por në anën tjetër raguzianët druheshin nga Turqit për shkak të tregtisë me drithëra me ta. Më 17 Gusht 1461 Gjergj Kastrioti pritet në Senat, ku e nderojnë me dhurata dhe ceremoni shtetërore. Ai e respektojnë për faktin se Skënderbeu jo vetëm që mbron vendine vet, por me veprat e tij ai e mbron edhe perëndimin nga mësymja osmane.Në Raguzë Skënderbeu e demonstron kombinimin e artit të diplomacisë me fuqinë ushtarake.
Aleanca me Venedikun – Raportet e Skënderbeut me Venedikun kanë qenë jostabile: raporte aleance e bashkëpunimi, por edhe raporte konfliktesh e mashtrimesh.
Në vitet 1446 dhe 1447 Republika e Venedikut e mbështet Skënderbeun përmes ndërmjetësimit diplomatik dhe me armë. Por, sukseset e Skënderbeut e shqetësonin Venedikun, të cilët zhvillonin një tregti stabile me Perandorinë Osmane.Në Betejën e 23. Korrikut 1448 para deyrve të Shkodrës Skënderbeu detyrohet të luftojë kundër Venedikut dhe e fiton betejën. Kjo betejë do të ndikonte që raportete Skënderbeut me Venedikun të mbeteshin të vagëta. Me rastine rrethimit të Krujës nga osmanët, Skënderbeu i drejtohet Venedikut për ndihmë më 14. Tetor 1450. Venediku nuk e pranon ofertën e Skënderbeut, për të mos i prishur marrëdhëniet tregtare me Perandorinë Osmane. Pozicioni i Venedikut ndryshon, pasi që fillon Lufta e tyre kundër osmanëve.Së bashku me Venedikun Kastrioti luftoi kundër Perandorisë Osmane në vitet 1463-1468 deri sa vdiq.

Aleanca me Hungarinë – Ende pa mbërrirë në Krujë Gjergj Kastrioti i kushton një rëndësi të veçantë asaj, që mund ta quajmë sot si veprim të parë të Kastriotit në politikën e jashtme. Ai e informon Janosh Huniadin për planet e tij dhe e fton që të bashkëpunojnë në luftën e përbashkët kundër Perandorisë Osmane. Vladislavi, mbreti i Hungarisë dhe i Polonisë,dhe Skënderbeu ruajnë raporte të ngushta bashkëpunimi mes vete. Megjithatë, Skënderbeu, përkundër premtimeve, nuk arrin të marrë pjesë as në Betejën e Varnës në vitin 1444 dhe as në Betejën e Dytë të Kosovës në vitin 1448, për shkak të pengesave që i dalin në rrugënga despoti i Serbisë Gjorgj Brankoviçi.

3.2. Orientimi perëndimor

Skënderbeu nuk ka pasur asnjëdilemë në drejtimin që duhet të ketë politika e tij e jashtme. Ai, që në hapat e parë të veprimit të tij pas hyrjes në Krujë shpallë vlerat të tilla politike, që konsiderohen si vlera perëndimore të kohës. Në luftërat e tij kundër të dy sulltanëve ai ndjek një strategji interesante politike:mundohet të krijoj aleancë me udhëheqësit e popujve të shtypur të Evropës Juglindore dhe me botën e krishterë në Evropën Perëndimore. Por, orientimi i tij perëndimor nuk kalon pa probleme. Përkundër tentimeve të tij, udhëheqësit serbë nuk e kuptojnë dhe nuk bashkëpunojnë me të. E pengojnë të shkojë në betejë në Varna dhe në Fushë Kosovë për të mbështetur Huniadin. Huniadi i humb të dy betejat dhe madje arrestohet nga serbët.

Kastrioti gjatë periudhës së udhëheqjes sështetit të Arbërit arriti të krijoj lidhje të ngushta me mbretëritë e Italisë në perëndim, alencë lufte me Huniadin në veri dhe përgjithësisht raporte të mira me fqinjtë e tij. Për Papa Calixtin III dhe Piun II ai u bë një figurë qendrore në luftën kundër turqve. Ideja për ta shpallur Mbret të Epirit dhe Maqedonisë,ia ushqeu atij dëshirën për avansim të statusit të tij shoqëror dhe shtetëror.
Kryengritja e Skëndërbeut i afroi shqiptarët edhe më shumë me perëndimin. Mbreti Alfons dhe Selia e Shenjtë i hapën dyert e kancelarive perëndimore për ta. Kastrioti krijoi njohje, komunikim dhe shkëmbim misionarësh diplomatikë me një numër të madh vendesh në perëndim. Misionarët e tij diplomatikë pranoheshin me lehtësi në oborret dhe kancelaritë e shteteve kryesore të Evropës. Në kuadër të orientimit të tij perëndimor Kastrioti ndërmerr vizita diplomatike nëpër vendet e perëndimit në Raguzë, Venedik, Napoli dhe Romë. Ai shkon në Vatikan dhe mundohet të bind Papën se duhet shpëtuar Evropën nga Perandoria Osmane, se shpëtimi vjen përmes luftës së përbashkët. Me këtë ai u etablua në skenën politike dhe diplomatike evropiane.

3.3. Politikë realiste

Politika e jashtme e Skënderbeut mund të definohet si politikë realiste. Ai ishte i vetëdijshëm për fuqinë, mundësitë dhe burimet njerëzore e materiale të tij. Gjithë veprimet e tij në planin e jashtëm i akordon konform këtyre mundësive. Në rastet kur gjykon se interesat shtetërore gjenden në neutralitet, ai mban qëndrim neutral. Ai nënshkruan marrëveshje paqësore me Venedikun në vitin 1448, për t’i shkuar në ndihmë Huniadit, nënshkruan marrëveshje paqeje me Sulltanin në vitin 1461, për të shkuar për të ndihmuar Mbretin e Napolit. Kur e gjykon se është me interes të prishet marrëveshja e armëpushimit, e prish marrëveshjen me Sulltanin në vitin 1463. Pra ndjek politikë realiste, të bazuar në interesat shtetërore të shqiptarëve: krijon aleanca, thyen marëveshje dhe bënë mësymje ose tërheqje diplomatike sipas rastit dhe interesit të vendit. Skënderbeu synon të krijojë një siguri në luftë kundër Perandorisë Osmane. Ai negocion dhe bashkëpunon me diplomatë të vendeve të ndryshme për të arritur qëllimet e tij, për të mbrojtur interesat e vendit të tij.

I vetëdijshëm për fuqinë e limituar të tij, ai ju përmbahet në mënyrë të qartë marrëdhënieve të mira me Selinë e Shenjtë dhe Napolin. Me ta e përcjell miqësia e vazhdueshme. Me këtë lloj realizmi në politikën e tij të jashtme ai dëshmohetsi një strateg dhe diplomat i zgjuar për kohën. Pa këtë aleancë ai sigurisht nuk do të kishte mundur t‘i rezistonte mësymjes osmane. Ai i përcjell poashtu me realizëm dhe shumë vëmendje lëvizjet e dyshimta diplomatike të Venedikut në drejtim të Perandorisë Osmane.


4. Negociatat dhe marrëveshjet e shtetit të Arbërit

Një nga veçoritë që nuk është studiuar mjaftueshëm nga shkenca bashkëkohore është aftësia e jashtëzakonshme e Gjergj Kastriotit prej negociatori. Ai negocion me Huniadin, për të organizuar luftë të përbashkët kundër Perandorisë Osmane, nënshkruan marrëveshje me Venedikun, për të zgjidhur krizën e Kalasë së Donjës, shkon në misione negocimi në Itali për të zgjidhur kriza jashtë territoreve shqiptare, nënshkruan marrëveshje me Mbretërinë e Napolit dhe siguron ndihma dhe mbështetjeje nga Vatikani dhe Raguza si dhe nënshkruan marrëveshje me Sulltan Mehmetin II për të siguruar hapësirë kohore për të ndihmuar Napolin.


4.1. Marrëveshja me Venedikun (4 tetor 1448)

Rritja e furishme e pushtetit tëSkënderbeut i shqetësoi drejtuesit politik të Republikës së Venedikut. Si rezultat erdhi deri te një konflikt i ashpër në mes tëArbërisë dhe Venedikut. U zhvilluan katër beteja të ashpra për kalanë e Dejës, Shkodrës, Drishtit dhe Oronik. Pas humbjeve që pësuan venedikasit ata vendosën të negociojnë. Për këtë punë dërgojnë në selinëe Skënderbeutpërfaqësuesit e Senatit të Venedikut Paulo Loredano dhe Andrea Venieri për të biseduar për paqe në lidhje me Kështjellën e Dejës dhe të Shkodrës. Kastriotii pret me nderime dhe arrin marrëveshje për paqe me ta më 4 tetor 1448.
Traktati i Paqes negociohet nga diplomati i Skënderbeut Gjergj Pelini nga Kosova dhe nënshkruhet nga Skënderbeu. Sipas Marrëveshjes Venediku mund të mbajë Denjën, por Buzëgjarpëri i takon Arbërit deri te lumi Drin dhe Skënderbeu do të pranojë privilegjet si blerjet pa dogana, 200 kuaj me kripë nga Durrësi dhe 1400 dukatë të paguara nga Venediku.Marrëveshja e paqes pritet shumë mirë nga Senati i Venedikut. Unanmisht senatorët e dekoruan Kastriotin me titullin e qytetarit dhe i japin statusin e familjes fisnike. Kjo është marrëveshja e parë paqësore e Skënderbeut. Ai sillet si diplomat i përgjegjshëm që pranon kompromise dhe arrin zgjidhje paqësore. Skënderbeut i konvenonte paqja me Venedikun sepse ishte në përgatitje për t’i shkuar në ndihmë Huniadit në betejën e Kosovës.

4.2. Marrëveshja me Napolin (26 mars 1451)

Një tjetër Marrëveshje e rëndësishme e Arbërisë në kohën e Skënderbeut është ajo e 26. Marsit 1451, e nënshkruar në Gaeta (në Itali) në mes të përfaqësuesve të Mbretit Alfons dhe atyre të Lidhjes së Lezhës. Në emër të Skënderbeut Marrëveshjen e nënshkruajnë dy ambsadorët e tij Stefani, peshkop i Krujës, dhe Nikollë de Berguçi, kurse në emër të Mbretit Alfons Arnaldo Fonolleda. Sipas kësaj marrëveshjeje Arbëri dhe Napoli krijojnë një aleancë bashkëpunimi. Skënderbeu do të ruante autonominë e tij dhe vetëqeverisjen, por do të hynte në një shkallë vasaliteti me Mbretin Alfons. Mbreti Alfons premton ndihma në municion, trupa, para dhe mallëra. Mbreti Alfons e shpall Skënderbeun Gjeneral Kapiten të Mbretit të Aragonëve. Përderisa arkivat e Mbretërisë së Napolit dëshmojnë për pagesat që Alfonsi i ka bërë Skënderbeut, nuk ka asnjë dëshmi se Skënderbeu ka paguar te Mbretëria e Napolit. Alfonsi vazhdoi të respektojë privilegjet e Krujës dhe të paguajë Skënderbeun me një pagë vjetore prej 1500 dukatësh.

4.3. Marrëveshja e armëpushimit me Sulltanin (17 Prill 1461)

Skënderbeu nënshkruan një marrëveshje paqësore trivjeçare me Sulltanin më 17 prill 1461 para se të nisej nëGusht 1461 përmes Raguzës për në Napoli. Barletit përshkruan në mënyrë të detajuar negocimin e Skënderbeut me Sulltanin. Sulltani i dërgon një diplomat të tij përmes të cilit i kërkon që të hyjnë në paqe mes vete. Skënderbeu i përgjigjet se “nuk i kam hedhur poshtë asnjë herë kërkesat për paqe.” Skënderbeu e pranon vetëm njërin nga tri kushtet e propozuara nga Sulltani: të lejohen tregtarët të lëvizin nëpër territornë të dyja anët. Ai nuk pranon as lejimin e lëvizjes së trupave osmane nëpër territorin e tij për të mësyrë Evropën Perëndimore dhe as dhënien peng të djalit të tij Gjon Kastrioti II. Mehmeti e respekton vullnetin e shprehur për paqe të Skënderbeut, i pranon arsyet e tij të refuzimit të kërkesave të Sulltanit dhe i premton se do ta “ruaj të padhunuar paqen e shenjtë.”

5. Komunikimi diplomatik i Skënderbeut

Periudha e Skënderbeut karakterizohet me marrjen formë të diplomacisë si veprimtari dhe si profesion.Gjergj Kastrioti e ndërton sistemin e tij të komunikimit dhe përfaqësimit diplomatik, duke u përqëndruar në personalitete me nivel të lartë kulture dhe negocimi. Diplomacia e Skënderbeut ishte e thjeshtë dhe e qartë. Duke pasur parasysh rrethanate shekullit 15-të, mënyra se si ka operuar mekanizmi i tij i politikës së jashtme ishte mjaft i avansuar. Dërgimi dhe pranimi i misionarëve diplomatikë ishte pjesë e përditshmërisë së asaj që mund ta kualifikojmë si diplomaci të Skënderbeut. Edhe vizitat e tij jashtë vendit, sekrete dhe të hapura, janë pjesë e veprimtarisë së tij diplomatike në mbrojtjen e interesave të vendit.

Në Shqipëri Kastrioti ndërtoi një sistem të pritjes dhe përcjelljes së diplomatëve, ju kushton vëmendje atyre, i pranon dhe i dëgjon, pranon dhe ju jep dhurata për princërit dhe mbretërit e vendeve tjera. Ai e demonstron rolin e tij si mbret në rrafshin diplomatik.
Kryengritja e Skënderbeut nuk do të mund të zgjaste për 25 vite, në rast se ai nuk do të mbështetej me të holla dhe armë nga jashtë. Kjo ndihmë nuk është organizuar nga luftëtarët, por nga diplomatët. Skënderbeu ka dërguar në misione diplomatike një numër të madh diplomatësh, por më të njohurit janë Pal Engjëlli, Gjon Gazuli dhe Gjergj Pelini.
Pal Engjëlli – është krypeshkop i Durrësit dhe diplomati kryesor i Skënderbeut. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në ushtrimin e një numri detyrash, që shkenca bashkëkohore i njeh si detyra të diplomacisë. Nga të dhënat e deritanishme rreth biografisë së tij, mund ta saktësojmë se Pal Engjëlli luante rolin e ministrit të jashtëm, këshilltarit dhe ambasadorit të Skënderbeut. Ai takon Mbretin e Napolit, bisedon me Senatorët e Venedikut, dërgon mesazhe te Papa dhe e bind Skënderbeun që të heqë dorë nga armëpushimi me Perandorinë Osmane në të mirë të aleancës së krishterë. Engjëlli shkruan letra, shënime, memo dhe dokumente tjera në emër të Skënderbeut, të cilat, sipas gjasave, janë diktuar dhe nënshkruar nga vetë Gjergji.Pal Engjëlli konsiderohej një njeri i ditur, i matur dhe me kulturë. Ai e ka ndikuar ndjeshëm mendimin politik të Skënderbut.

Gjergj Pelini – ishte prift katolik shqiptar dhe diplomati më i njohur i Skënderbeut që kishte lindur në Kosovë (Artanë). Pelini ishte i autorizuar të angazhohej në marrëdhëniet e shtetit të Arbërit me Venedikun. Ainegocion Marrëveshjen e Arbërit me Venedikun të vitit 1448, e përfaqëson Skënderbeun në Venedik në vitin 1451, pastaj në vitin 1456 e arrin të negociojë një koalicion në mes të Arbërit dhe Venedikut. Një vit më vonë udhëton si përfaqësues Kastriotit Romë. Pikën kulminante e arrin përmes ndërmjetësimit të marrëveshjes në mes të Arbërit dhe Venedikut të viti 1463 për të organizuar një fushatë të përbashkët kundër osmanëve.
Gjon Gazuli – ishte një nga shkencëtarët më të njohur në Evropën e shekullit 15-të. Ai ishte i pajisur me dije të nivelit të lartë në astronomi, matematikë, fizikë dhe diplomaci. Selia e tij në Raguzë ishte shndrruar në një qendër informimi të shteteve perëndimore për luftën e Skënderbeut. Ai udhëhiqte negociatat e fshehta në Raguzë për të holla dhe armë. Në prill 1451 Papa Nikolla V i dha të holla për Skënderbun. Gazuli luajti rol edhe nënegociatat në mes të Skënderbeut dhe Venedikut.

6. Antiteza ndaj disa tezave të Oliver Jens Schmittit

Studiuesi zviceran, Oliver Jens Schmitt, i cili punon në Institutin e Evropës Juglindore në Vjenë, ka botuar fillimisht në shqip, në vitin 2008,dhe më pas në gjermanisht, në vitin 2009,librin me titulli „Skënderbeu – Aleksandri i ri në Ballkan.”Libri i tij është mjaft ipasur me burime historiografike, ka gjuhë me nivel dhe mjaft mirë i strukturuar.Aty ku ai ju qëndron besnik burimeve primare shkencore, Schmitt është i saktë. Por, libri ka një të metë serioze: trajtesa e tij është e ngarkuar shumë me vlerësime subjektive. Libri i Schmittit nuk është në akord me konceptet e Hegelit se “historinë duhet marrë ashtu siç ajo është, duke proceduar në mënyrë historike dhe empirike.” Duke u munduar të realizoj autoritet nga “i ashtuquajturi studim i burimeve”, ai ka paraqitur fiksione a priori.

Ajo qëbie në sy në këtë trajtesë të Schmittit është një shkallë cinizmi në vlerësimin e veprimtarisë së Gjergj Kastriotit. Edhe pse ai në titull të librit të tij, Kastriotin e quan “Aleksandri i ri në Ballkan”, në një numër formulimesh, ai mundohet të mohojë heroizmin e tij. Kështu në hyrjen e librit tëtij ai shkruan se objekt i parashtresës së tij është jeta e një njeriu, i cili nga bashkëkohanikët e tij, por edhe nga gjenerata të shumta, është përceptuar si „hero“(gjerm. Held). Shprehjen hero Schmitt e vë në thonjëza. Ai i numëron faktet historike se me të bëmat e Skënderbeut janë marrë burrshtetasit, humanistët dhe historianët e shekullit 15-të, dhe më pas biografët, letrarët, autorët dhe publicistët politik si dhe e pranon se vetë bashkëkohanikët e Skënderbeut, e kanë konsideruar atë si hero. Por, ai i ka vënë vetes një synim politik joshkencor: tëmohojëheroizmin e tij.

Sunimi i dytë joshkencor i Schmittit është mohimi i përkatësisëetnike shqiptare të Skënderbeut duke shkruar se, çfarë gjaku etnik rridhte në arteriet e tij, nuk i bënte përshtypje mbështetësve të tij.“ Përkundër dokumenteve të shumta burimore, përkundër trashëgimisë së gjallë të lënë nga vetë Skënderbeu – Letrës së tij dërguar Princit Tarent më 31. Tetor 1461, të cilën e citon vetë Schmitti, ai shkruan se prejardhja etnike e Kastriotëve është e diskutueshme. Dokumentet arkivore dëshmojnë se Skënderbeu e ka quajtur veten Mbret të Arbërit dhe Epirit dhe ka nënshkruar dokumentet e pakta të ruajtura në këtë cilësi. Pra, përkatësia e tij etnike është shumë e qartë: Arbër dhe Epirotas, që janë sinonime të shqiptarit të sotëm.Nëkëtë letër Skënderbeu flet me krenari për të kaluarën e lashtë të shqiptarëve, përdorë gjuhë politike dhe retorikë në akord me kohën e humanizmit.
Schmitt vie në një përfundim të pasaktë edhe në lidhje me motivet e Skënderbeut për të organizuar kryengritjen. Ai shkruan: “Skënderbeu e filloi luftën e tij si gjakmarrje për vrasjen e babait të tij nga Murati II, një veprim që pritej prej tij dhe e cila paraqitet në traditën e mendimit të së drejtës zakonore.“ Në qoftë se hakmarrja do të kishte qenë motivi, atëherë Skënderbeu do të mund të hakmerrej lehtë personalisht, duke u mjaftuar me vrasjen e djalit të Sulltan Muratit. Për një motiv të tillë hakmarrës personal ai nuk do të mund të fitonte mbështetjen e shqiptarëve për të organizuar luftën. Lajthitja e Schmittit këtu është instrumentale.

Ajo që librin e Schmittit e dëmton rëndëështë teza e tij kundër luftës për liri të Kastriotit. Kundër kësaj teze ne do të vejmë antitezën se liria si nocion filozofik e politik është një vlerë e pazëvendësueshme për popujt. Sakrifica për liri është karakteristikë e popujve që gjakojnë lirinë. Moskuptimin e këtij nocioni Schmitt e shpërfaqë me konstatimin e tij se „Ai që e mbështeste Skënderbeun e humbi më në fund edhe atdheun edhe jetën…Dëshira e madhe e Kastriotit për fitore i solli malësorët në greminë. Ai i ngarkoi shumë ata, në luftën e tij të pakompromis kundër osmanëve….Jeta dhe vepra e Skënderbeut është një tragjedi e vendit të tij…Ai mbeti i vetëm në gërmadhat e veprës së tij…Dhe kështu jetoi Kastrioti i madh si një hero vezullues në kujtesën e të krishterëve në Ballkan dhe në Perëndim, dhe u harrua se ai në të vërtetë ishte një figurë tragjike e një kohe të kthesave.” Sipas kësaj logjike ekstremisht pacifiste dhe nënshtruese, shqiptarët do të duhej të mos luftonin, të nënshtroheshin, të bashkëpunonin me Perandorinë Osmane, të lejonin trupat e tyre të mësynin Evropën, sepse vetëm në këtë mënyrë do të shpëtohej edhe atdheu edhe jeta.Përgjigjien më të mirë në këtë rast do t’ia jipte Hegeli, i cili shkruan se për të arritur lirinë njeriu duhet ngritur kundër robërisë. Vetëm në rast se njeriu ngritet, përkundër frikës nga vdekja, ai mund të jetë i lirë, kurse “ai që nuk e ka guximin që të rrezikojë jetën e tij për arritjen e lirisë, e meriton që të jetë skllav.”

Formulimet cinike dhe përçmuese janë prezente në shumë pjesë të librit të Schmittit, të cilat po i paraqesim në formë sentencash: me përdorimin e shprehjes renegat për Gjergj Kastriotin, me konstatimin e tij se marrëdhëniet e Skënderbeut me Pallatin e Sulltanit nuk u ndërprenë asnjë herë krejtësisht, me konstatimin se Skënderbeu „nuk kishte as një administratë të rregullt dhe as një hapësirë të qëndrueshme sundimi,“ me formulimin se “mercenarët (italianë, gjermanë, francezë, dalmatë dhe britanikë) ishin shpesh më të sigurtë se sa ndjekësit vendorë të Skënderberut,” me konstatimin se Skënderbeu “u la i vetmuar nga të gjithë njerëzit e tij kryesor, të cilët kaluan në anën e turqve,” dhe atë se “Skënderbeu iku, ‘për të shpëtuar kokën’,” se Lidhja e Lezhës nuk ishte një lidhje „e pastër shqiptare“ etj.etj.

Një vërejtje tjetër serioze është edhe përdorimi në gjuhën sllave i disa toponimeve dhe emrave të personave. Në mes të toponimeve dhe emërtimeve në gjuhën latine, shqipe, turke ose sllave, në shumë raste Schmitt preferon të përdorë atë sllave. Për shembull ai përdorëemërtimin sllav Bila Kamin dhe jo Petralba (në latinisht) për Gurin e Bardhë (shqip). Edhe emrine babait të Skënderbeut nuk e albanizon, as latinizon, por e sllavizon duke e quajtur Ivan, përderisa emrin e Kastriotit e gjermanizon: Georg. Pra, shohim se ai edhe në këtë pikë nuk ndjek një linjë të qartë shkencore.

7. Përfundim

Ndryshe nga Napoleoni, i cili humbi në Vaterloo, Skënderbeu nuk e përfundon karrierën me humbje. Ai vdes në krevat nga sëmundja, i informuar se lufta me turqit po vazhdon. Ai nuk ka pasur dyshim në qëllimin e luftës: atë e kupton si luftë për liri, mbrojtje të atdheut dhe kulturës perëndimore nga mësymja osmane. Çmimi që paguan shqiptarët me humbjen e luftës, dhjetë vite pas vdekjes së Skënderbeut, ishte shumë i lartë. Vendi pushtohet dhe digjet. Ekonomia shkatërrohet. Dhuna dhe terrori osman i detyrojnë njerëzit të ikin për Itali ose të përqafojnë islamin. Për rreth pesë shekuj bota shqiptare zvogëlohet, tkurret.

Në Evropë ka pasur shumë princër në shekullin e 15-të, por nuk ka asnjë princ tjetër që ka luftuar me kaq sukses, që ka pasur kaq mbështetje nga populli dhe bota perëndimore. Me të drejtë Skënderbeu konsiderohet si komandanti më i sukseshëm i Evropës Juglindore në luftë kundër forcave osmane, shumë më të mëdha në numër dhe teknikë. Ekspansioni osman u pengua nga lufta e Skënderbeut për të depërtuar në Evropën Perëndimore. Prandaj Gjerghj Kastrioti me të drejtë sot konsiderohet jo vetëm hero i shqiptarëve por edhe si figurë historike e Evropës së shekullit 15-të.

Në këtë kuadër duhet parë edhe rezolutën e Kongresit të SHBA, të datës 27 tetor 2005, përmes të cilës “nderonte 600 vjetorin e lindjes sëGjergj Kastritotit si një burrështetas, diplomat dhe gjeni ushtarak, për rolin e tij në shpëtimin e Evropës Perëndimore nga okupimi osman.” Dhe nuk është e rastësishme qëfilozofi danez Ludvig Holberg ka shkruar se Skënderbeu ka qenë një nga gjeneralët më të mëdhenjë në histori, Vivaldi ka kompozuar operën e njohur “Scanderbeg”, ai ka qenësubjekt i tragjedive tëVilliam Havardit, George Lilos dhe Thomas Vincopit dhe i njënumri të madh poemash, dramash dhe librash tjera./Dritare.net

*Ambasador i Kosovës në Australi

Please follow and like us: