Albspirit

Media/News/Publishing

Sinjalet e para të flirtit mashkullor

Femrat e sotme shpesh ankohen që meshkujt fare nuk po i joshin. Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë. Meshkujt flirtojnë, mirëpo femrat nuk mund ta dallojnë këtë. Zbuloni se si ju “gjuajnë”!

 

Ju injorojnë plotësisht

 

Për shkak të frikës që do të jenë të refuzuar, mashkulli i cili është i interesuar për ju di të sillet sikur nuk ekzistoni fare: shikon në drejtimin e kundërt, jua kthen kurrizin, nuk inicion bisedën. Kjo mund të jetë shenjë që pikërisht ju i pëlqeni shumë. Për ta zbuluar a është kjo e vërtetë, gjeni mënyrën që të filloni komunikimin dhe të jeni e durueshme; sapo të parandiejë që po i pëlqeni, loja e joshjes kalon në nivel më të lartë…

Do ta dëgjoni

Do të marrë pjesë në bisedën në të cilën edhe ju jeni e përfshirë, mirëpo krejtësisht në mënyrë pasive. Bëjani ndonjë pyetje – nëse hutohet, do të thotë se përfundimisht mendjen e ka tek ju.

Do ta përdor telefonin

Në qoftë se është shumë i hapur duke biseduar në telefon, ndërkaq sy më sy duket i hutuar, do të thotë që ekziston diçka që e frenon dhe nuk di se si t’ju shfaqë atë që ndien për ju. Mënyra më e lehtë që ta kapërceni këtë situatë është që thjesht të bisedoni për gjërat për të cilat më parë keni biseduar nëpërmjet telefonit.

Do të qeshni

Kur të thoni diçka që nuk është edhe aq për të qeshur, ndërkaq ai qesh pa ndërprerë, do të thotë se po i pëlqeni. Thjesht, nuk mund të fshehë magjepsjen e vet, andaj duke qeshur ju bën me dije që ju jeni pikërisht personi që po i pëlqeni.

Do t’ju shoqërojë në rrjetet shoqërore

Në qoftë se shpesh komenton statuset, i pëlqejnë fotografitë tuaja apo në çfarëdo mënyre përpiqet që të krijojë komunikimin, do të thotë që thjesht nuk ka guxim që t’ju ofrohet në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Please follow and like us: