Albspirit

Media/News/Publishing

Sonila Meço: Qeveria Rama në 100 ditë

Pjesë nga analiza e sotme për afp.al.

Që nga fundi i dhjetorit, kur Parlamenti grek kaloi buxhetin për vitin 2018, protestat e grevat në Greqi, nuk kanë të sosur. Kështu i mbaj mend reagimet mbi çdo masë shtrëngimi që rëndon mbi qytetarët; kështu i mbaj mend në revoltë për ngjarje që prekin cilësinë e jetës, buxhetin familjar, mbrojtjen shoqërore, te drejtat themelore, sa kohë kam punuar në departamentin e informacionit. Një vetëdije qytetare e fortë, mbështetur nga organizime vullnetare e profesionale, nga sindikata e unione për të mos lejuar, jo vetëm qeverinë lokale e qendrore, por as teknokratët e Brukselit, për të prekur çfarë konsiderojnë jetike, normale, të drejtë dhe parimore.

Që nga miratimi në Parlamentin shqiptar i buxhetit për vitin 2018, i shtrënguar, aspak realist e me risqe të dyndjes së parasë së pistë në ekonomi, për të cilin kam shkruar në afp.al (http://afp.al/…/ashtu-eshte-nje-muhabet-opinion-nga-sonila…/), deri te nisja e këtij viti, me një paketë të dyfishuar taksash për qytetarët, përpos një shfryrjeje kolektive në rrjete sociale, nuk kam parë e dëgjuar asnjë organizim të ngjashëm, si ai në Greqi, ku të fikin derën për një orë, një ditë a një javë, transportet e të tjera shërbime të rëndësishme publike, prej grevave masive.

Deri diku e kuptueshme për sa kohë vetë kreu i qeverisë ka pranuar si ‘arritje’ dinjitoze mungesën e sindikatave në vend, një dërrmë gjëmëmadhe për cdo qytetar, punonjës e profesionist. Deri diku e pranueshme kur e di se shoqëria civile thirret në protestë me komandë kur I duhet qeverisë për të kaluar reformën në drejtësi, por është e para që e bllokon formimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë po për llogari të saj.
Deri diku e kuptueshme kur fluksi i të rinjve protagonistë ndryshimesh përqendrohet tek trotuari ndanë ambasadës gjermane në pritje të vizave të punësimit, sesa në sheshe duke iu vënë vizën pushtetarëve e politikanëve shqiptarë. Deri diku e kuptueshme kur kurajo për të kaluar kufijtë e botës fshehur nën kamionë të atyre që ikin nga sytë këmbët prej Shqipërisë, nuk arrin të shndërrohet në revoltë brenda kufijve për të përzënë me “kamionë’ turpi ata që kanë marrë peng vendin. Deri diku e kuptueshme kur nga renditja krenare si vendi me popullsinë më të re në Europë, kalojmë dëshpërimisht të parët në listë për azil në Francë mbi afganët. Deri diku e kuptueshme kur opozita ndërtoi një kauzë nën çadër dhe e braktisi jashtë saj, duke e zhgënjyer këdo që besoi, apo nisi të besonte me kalimin e ditëve se më në fund në politikë dikush e ka seriozisht bërjen e shtetit.

Për të mos lejuar që 27 janarin të na e përvetësojë askush, që të bësh 27 janarin tënd (a fundja zgjidhe vetën datën e preferuar):

E para, çfarë ndodhi në 100 ditë qeverisje, duke iu referuar asaj që keni pritur, asaj që keni shpresuar, asaj që u është thënë? Taksat tona nga janari janë dyfishuar….

Please follow and like us: