Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Rama siguron ilaçin për mësuesen me tumor

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me një video ku tregohet historia e mësueses që vuante nga kanceri, teksa ankohej për mungesën e ilaçeve. Kreu i qeverisë theksoi se ky shembull tregon qartë për platformën e bashkëqeverisjes. Por në videon e publikuar nga Rama në faqen e tij në Facebook shihet se si pas kërkesës që bëri publikisht mësuesja nga Rrësheni, kryeministri iu përgjigj thirrjes së saj. Ai ka qenë bashkë me të ditën e djeshme tek reparti Onkologjik, ku kësaj të fundit iu mundësua ilaçi hereceptinë. “Mirëmëngjesi dhe me këto dy pjesë të historisë së mësueses mirditore që vuan nga kanceri, ku mund të shihni se si funksionon bashkëqeverisja me qytetarët, të cilët nuk përtojnë të ankohen për hallet e tyre konkrete në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al apo në takimet publike të platformës, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.  

Please follow and like us: