Dashuria nuk e përfill peshën, po eja ngope me ushqim këtë femër
Mzznaki Tetteh është një infermiere nga Gana, por ndryshe edhe mund ta quajmë një vajzë të bëshme, nisur nga masa trupore që ka. Së fundmi, ajo u fejua me të dashurin e saj, Kojo Amoah dhe shpërndau disa foto të fejesës së saj në rrjetin social Instagram. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një foto e vajzës ku i fejuari e ngrinte në ajer. Duke qënë se ajo ishte disa herë më e shëndoshë se ai, njerëzit e shpërndanë foton qindra herë duke bërë shaka për trupin e Tetteh dhe të fejuarin e saj.
Si përgjigje, Tetteh vazhdoi të postonte foto, dhe në një status shkroi: “Ende me vetëbesim… Komentet tuaja të pavlera nuk mund të shkatërrojnë lumturinë time. Faleminderit të gjithëve për komplimentet dhe urimet. Ndihem e nderuar”.
Edhe i fejuari i vajzës, Amoah, postoi foto në Facebook, duke dhënë mbështetje për bashkëshorten e tij të ardhshme. Çifti pritet te lidhin kurore me 25 qershor.