Albspirit

Media/News/Publishing

Djali denoncon gruan që ishte me të dashurin duke mashtruar bashkëshortin

Kjo histori ka hapur debat të gjerë në rrjetet sociale. Një i ri vendosi të ekspozojë në Facebook një grua, e cila po e tradhtonte partnerin. Britaniku Stevie Wilcock, inxhinier, kishte hyrë në një stacion karburanti për të marrë një kafe. Por 22-vjeçari dëgjoi një grua, e cila po fliste me një burrë, të cilit po i tregonte se si e kishte mashtruar partnerin, duke i thënë se ishte në një takim gjithë ditën. Të dy qeshnin, ndërkohë që folën edhe për hotelin ku do shkonin. Duke u ndjerë keq për partnerin, që quhej David, inxhinieri vendosi të shkruajë në FB, duke treguar edhe targën e makinës së gruas. “David, nëse gruaja/e dashura jote është në mes të dyzetave, ka shkuar mëngjesin e sotëm në punë me një fund të zi, streçe dhe një bluzë blu të hapur. Ajo të ka thënë se do jetë në takim gjithë ditën. Nuk është e vërtetë, ajo ishte përpara meje në një kafene, duke i treguar një burri gjithë historinë, teksa qeshnin. Ajo nget një Ford Fiesta të zi me targa… Paketo gjërat dhe largohu Dave”, shkruan britaniku.

Please follow and like us: