Albspirit

Media/News/Publishing

‘E dashura’ e Picassos shitet për 45 milionë USD

 

Një nga portretet më të famshme të piktorit të madh Pablo Picasso është shitur në një ankand në New York për vetëm 45 milionë dollarë. Femme Assise, Robe Bleu (një grua e ulur me fustan blu) është një nga pikturat më madhështore të tij, Dona Maar. Një pikturë e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore u rrëmbye nga nazistët por u ndalua nga Parisi në Moravi nga luftëtarët francezë të Rezistencës. Gruaja e ulur me fustan blu u ble nga një koleksionit amerikan por gjashtë vjet më parë ajo u shit për 26 milionë dollarë.

Piktori më i rëndësishëm i shekullit të 20-të Pablo Picasso ka piktuar të dashurën e tij Dora Maar me të cilën kishte një marrëdhënie prej 9 vitesh. Piktura u realizua në vitin 1939, kur ai ishte 58 – vjeç dhe ajo 31 – vjeç. Një korrenspodent i arteve të BBC shprehet se ky është një ndër portretet më të mëdha të Picassos i frymëzuar aq shpesh nga dashuria dhe nga dëshira seksuale e fuqishme

Please follow and like us: