Nevina Shtylla fashit thashethemet për lidhjen intime
Një foto e postuar pak kohë më parë në Instagramin e saj hodhi dyshimet që Nevina Shtylla ishte në një lidhje. Në foton që bëri xhiron e portaleve, shfaqej moderatorja dhe ish-Miss Shqipëria duke u puthur me një djalë misterioz. Por deri më tani, bukuroshja e ekranit ka hezituar të flasë publikisht në lidhje me historinë e saj të dashurisë. Ditëne sotme ajo ka qenë e ftuara e radhës në emisionin“Rudina”.
E ngacmuar nga moderatorja, Nevina më në fund pranoi se është një lidhje.
“Po, kam përkrah një person. Kemi pak kohë, jo shumë… Është një lidhje që po kalon mirë, po e shijoj”,- u shpreh Shtylla në emision.
Por e pyetur se përse ka hezituar ta bëjë publike në rrjetet sociale lidhjen e saj, bukuroshja u shpreh se dëshiron që jeta e saj private të mbetet e tillë.
“Instagram-in unë e përdor vetëm për atë që unë bëj. Nuk kam as foto të shoqërisë, të partnerit jo e jo, as të familjes.
Madje edhe ajo fotoja e publikuar me partnerin ka qenë e pamenduar. Dua ta ruaj jetën time private”, u shpreh bukuroshja e ekeraneve.