Pas largimit të Blushit, Tafani do të drejtojë partinë LIBRA
Njoftim LIBRA për mbledhjen e Bërthamës
Në mbledhjen e mbajtur datë 20 Janar 2018 u krye kostituimi i Bërthamës së re të dal nga zgjedhjet e fundit të Forumit LIBRA. Bërthama e re, bazuar në statutin e ri të miratuar në mbledhjen e forumit datë 14 Janar 2018, vendosi si më poshtë:
- Nënkryetar i partisë zgjidhet Z. Endri TAFANI;
- Komisioni i Etikës, zgjidhen 5 anëtarët: Gerta Skënderi, Lumturi Papa, Gent Mucollari, Ervin Terziu dhe Gent Karalliu;
- Komisioni i Garancive Statutore, zgjidhen 5 anëtarët: Merita Shimaj, Erion Kanxheri, Gani Bendo, Klodiana Lasku dhe Arbër Ndregjoni;
- Bërthamës së re ju komunikua vendimi i Komisionit të Etikës LIBRA, të marrë datë 13 Janar 2018 per perjashtimin e znj Mimoza Hafizi per shkelje te renda.
- Administratori i LIBRAs rikonfirmohet Zj. Matilda BEQIRI;
Gjatë mbledhjes u shqyrtua dhe rasti i tërheqjes së Z. Ben BLUSHI.
Në bazë të statutit, për shkak të tërheqjes së Kryetarit Z. Ben BLUSHI, drejtimi I partisë LIBRA do të kryhet nga Z. Endri TAFANI.
Please follow and like us: