Rama publikon reportazhin e huaj: Shqipëria është bërë “Amerika e italianëve”
Kryeministri Edi Rama e ka uruar mëngjesin e sotëm me një reportazh të mediave italiane të zhvilluar në Shqipëri. Në këtë reportazh një gazetar italian ka intervistuar italianët të cilët punojnë e jetojnë në Shqipëri.
Ata shprehen se janë të kënaqur me jetën e tyre në Shqipëri, duke e cilësuar si një vend të mirë për të bërë biznes.
“Më përpara shqiptarët vinin në Itali për të punuar dhe për ta pasur një të ardhme më të mirë ndërsa sot ne italianët vijmë këtu sepse e shohim këtu në Shqipëri të ardhmen. Hahet mirë, jetohet mirë, paguhesh mirë, është Amerikë,” thotë njëri prej tyre.
“Mirëmëngjes dhe me këtë reportazh të medias italiane mbi arsyet pse një numër i konsiderueshëm qytetarësh italianë kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan kreu i qeverisë Rama në postimin e tij në Facebook.