Refuzoi kërkesën për t’u lidhur, djali vret vajzën dhe qëllon mbi veten
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur në Tiranë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 14:52, para portës së Fakultetit të Mjekësisë.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B., rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M., 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.
Më pas shtetasi A.B., ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.
Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe dy gëzhoja.
Po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.