Albspirit

Media/News/Publishing

Të bësh ‘një dorë gjumë’ japonisht

Japonezët nuk flenë, nuk dremitin: bëjnë inemuri. Kjo praktikë e përhapur qëndron te përgjumja në publik: për shembull në mes të një konference, në shkollë, apo në mjetet e transportit publik.

Duket se nuk i bën përshtypje askujt: Japonia është një prej vendeve ku flihet më pak orë gjumë në ditë për shkak të ritmeve marramendëse të punës kështu që fjetja në publik është thuajse një shenjë nderi, prova se janë të ezauruar pasi kanë punuar shumë dhe se meritojnë një “çmim”. BBC Future e ka analizuar këtë fenomen, duke zbuluar falë doktoreshës Brigitte Steger, Senior Lecturer në Modern Japanese Studies e University of Cambridge, se çfarë fshihet pas artit japonez të të (mos) fjeturit.

Kontradikta duke mbreslënëse: japonezët, krenarë që janë punëtorë të mëdhenj dhe të gatshëm të arrijnë pikun e forcave të tyre për të kënaqur kërkesat e shefit, e shohin si shenjë dobësie të flenë gjatë. E megjithatë nuk e kanë problem të flenë përpara të gjithëve. “Ndërkohë që të flesh në krevat konsiderohet si diçka prej dembelësh, përse atëhere të flesh gjatë një shfaqjeje apo në punë nuk shihet si shenjë dobësie?”, ngre pyetjen doktoresha në artikull. “Çfarë kuptimi ka – vijon ajo – që fëmijët të qëndrojnë zgjuar deri vonë duke studiuar dhe më pas të flenë gjatë mësimit?.

Pasi i ka hulumtuar për vite të tëra shkaqet, kërkuesja beson se ka arritur të kuptojë se çfarë fshihet aps këtij fenomeni dhe se çfarë mësimesh mund të nxjerrim. Në Perëndim dremitja nuk është “zhdoganuar” si në Japoni: “Inemuri nuk konsiderohet aspak si gjumë. Shihet nryshe nga gjumi por dhe nga dremitja. Çfarë kuptimi mund t’i japim? Një e dhënë gjendet te fjala që përbëhet nga dy pjesë “’I’ do të thotë ‘të jesh i pranishëm’ në një situatë dhe ‘nemuri’ do të thotë ‘të flesh’”.

Kështu që inemuri konsiderohet si një moment më vete, ku çdokush është i lirë ta lëshiojë veten kur dëshiron pa bezdisur situatën sociale, pikërisht si gjumi me sy hapur. “Edhe pse personi është mendërisht larg, mund të kthehet, sapo i kërkohet, në momentin shoqëror që po jeton”, vijon ajo.

Nuk është e rrallë të shohësh punëtorë me kostum dhe kollare të flenë në këmbë apo të ulur në tryezat e tyre.

Please follow and like us: