Albspirit

Media/News/Publishing

+18/Për turizmin nuk kursehet as lakuriqësia

Tarraca e parë për nudistë u hap në Londër, në një përpjekje për të tërhequr sa më shumë turistë që duan të shohin zhveshur panoramën e kryeqytetit anglez. Tarraca që ndodhet në Sheshin e Parlamentit ofron pamje spektakolare të disa prej atraksioneve më të mëdha të qytetit, përfshi Big Ben-in, Syrin e Londrës dhe Westminster Abbey. Vizitorët mund të marrin rreze dielli duke shijuar një pije freskuese. Kjo tarracë po hapet vetëm disa javë pasi në Londër u hap edhe restoranti i parë ku mund të hahet nudo.

Please follow and like us: