Albspirit

Media/News/Publishing

AMBASADA AMERIKANE NE PRISHTINE, APLIKIME PËR TË GJITHA VIZAT

Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë  dërgoi sot këtë komunikatë për mediat:Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga muaji janar 2018,  do të fillojë me procesimin e aplikimeve për të gjitha Vizat Emigruese (IV), për banorët e Kosovës. Gjatë viteve të kaluara, aplikuesit e Vizave Emigruese procesoheshin nga Ambasada Amerikane në Shkup, Maqedoni. Pasi që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka për qëllim që të ofrojë shërbime të niveleve të larta për aplikuesit kosovarë dhe është e vetëdijshme për vështirësitë e udhëtimit në Shkup, ajo ka vendosur për zgjerimin e ofrimit të shërbimeve për viza në Prishtinë.

Vizat Emigruese janë për qytetarët të cilët dëshirojnë të jetojnë përherë në Shtetet e Bashkuara. Vizat Emigruese janë hapi i parë për t’u bërë banor i përhershëm i ligjshëm, apo për t’u pajisur me kartën e gjelbër (green card). Megjithëse ekzistojnë shumë lloje të Vizave Emigruese, shumica e emigrantëve pajisen me viza në bazë të kategorisë së familjes, apo të punësimit.  Për të qenë të  pranueshëm për të aplikuar për Vizë Emigruese, qytetari i huaj duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan i afërm i ngushtë, ose i afërm i ngushtë rezident i përhershëm i ligjshëm, ose nga një punëdhënës i ardhshëm. Sponzori fillon procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimi për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS).  Pas aprovimit të peticionit, aplikuesit do të njoftohen rreth datës së terminit të tyre në një Ambasadë të SHBA-ve jashtë shtetit. Me aprovimin e Vizës Emigruese, ata mund ta përdorin atë që të emigrojnë në Shtetet e Bashkuara.

Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë pret që të ofrojë shërbime shtesë për vizat në vitin vijues. Ju lutemi ndiqni faqen e Ambasadës në Facebook për risitë dhe përditësimet. Pyetjet tuaja mund të dërgoni në:  PristinaVisas@state.gov.

INFORMATA TË RËNDËSISHMË

  • Aplikuesit duhet të arrijnë jo më herët se 15 minuta para kohës së terminit për intervistë. Çantat e mëdha, kompjuterët portativ (laptopët) dhe armët janë të ndaluara në Ambasadë. Në mënyrë që të lehtësohet kontrolli i sigurisë, aplikantët duhet marrin parasysh që mos të marrin me vete pajisje eletronike.
  • Personat të cilët kanë pyetje specifike në lidhje me aplikimet për Viza Emigruese, duhet të kontaktojnë Seksionin Konzullor përmes: PristinaVisas@state.gov.
  • Më shumë informata për procesin e aplikimit për Viza Emigruese mund të gjenden në faqën  e internetit të Departamentit të Shtetit: https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/immigrate/the-immigrant-visa-process.html

17 January 2018

 

U.S. EMBASSY PRISTINA TO PROCESS ALL IMMIGRANT VISA APPLICATIONS FOR RESIDENTS OF KOSOVO

The U.S. Embassy in Pristina is pleased to announce that beginning in January 2018, it will begin processing all Immigrant Visa (IV) applications for residents of Kosovo.  In previous years, IV applications were processed by the U.S. Embassy in Skopje, Macedonia.  Because the U.S. Embassy in Pristina seeks to provide high levels of customer service to Kosovar visa applicants and recognizes the difficulty of traveling to Skopje, it has decided to expand the visa services offered in Pristina.

Immigrant Visas are for foreign citizens who want to live permanently in the United States.  IVs are the first step to becoming a lawful permanent resident (LPR), or getting a green card.  Although there are many kinds of IVs, most immigrants receive visas in the family- or employment-based categories.  To be eligible to apply for an IV, a foreign citizen must be sponsored by a U.S. citizen relative, an LPR relative, or a prospective employer.  The sponsor begins the immigration process by filing a petition on the foreign citizen’s behalf with U.S. Citizenship and Immigration Service (USCIS).  After such a petition is approved, applicants will eventually be notified of their appointment date at a U.S. Embassy abroad.  Once the IV is approved, they may use it to immigrate to the United States.

The U.S. Embassy in Pristina looks forward to offering additional visa services in the coming year.  Please follow the Embassy on Facebook for news and updates.  Questions may be sent to PristinaVisas@state.gov.

IMPORTANT POINTS

  • Applicants should arrive no more than 15 minutes before the time of their interview.  Large bags, laptops or weapons are prohibited at the Embassy.  To facilitate security screening, applicants should consider leaving electronic devices at home.
  • Individuals with specific questions about their Immigrant Visa applications should contact the Consular Section at PristinaVisas@state.gov.
  • More information on the Immigrant Visa application process may be found on the State Department website here:  https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/immigrate/the-immigrant-visa-process.html
Please follow and like us: