Kastriot Dervishi publikon dokumentin: Para 33 vitesh në Dragot u hapën 674 varre
Në Dragot të Tepelenës kanë nisur gërmimet për eshtrat e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kuadër të marrëveshjes së ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kotzias.
Nëpërmjet një statusi ish drejtori i Arkivës në Ministrin e Brendshme Kastriot Dervishi ka kujtuar s kjo nuk është hera e parë që autoritetet greke nisin gërmimet e vareve. Sipas Dervishit 33 vite më parë ka patur disa grime të tjera, bëhet fjalë për 5-14 shtator 1985 ku u hapën 674 varre si dhe 220 gropa në të cilat nuk u gjetën eshtra. Këto të dhëna Detrvishi i ka shoqëruar edhe me procesverbale.
Kujtojme që sipas marrëveshjes paraprake, në varreza do të vendoset mbi çdo varr një kryq, ose një simbol kombëtar me përmasa të përcaktuara. Në rastet që nuk do të ketë identifikim të eshtrave, ato do të vendosen në formatin mural pa emërtim. Në vendngjarje sot ka qenë e pranishme edhe ambasadorja greke në Tiranë.
Me poshte statusi i plote i Dervishit: